Ish-mjeku i Navalnyt thotë se helmi mund t’i hiqet nga trupi
Your browser doesn’t support HTML5
Një mjek rus, i cili ishte i përfshirë në përpjekjet për të diagnostikuar Aleksei Navalnyn, pas helmimit të tij më 2020, thotë se gjurmët e helmit mund të hiqen nga një trup i pajetë. Duke folur për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, Aleksandr Polupan ka thënë, po ashtu, se autoritetet ruse nuk kanë pasur arsye të mos e dorëzojnë trupin e politikanit opozitar rus, siç ka kërkuar nëna e tij. (Përgatiti: Trim Haliti)