Ekspertët mjekoligjorë ukrainas e francezë zhvarrosin viktimat e Buçës

Your browser doesn’t support HTML5

Në qytezën ukrainase Buça, afër Kievit, ekspertët francezë të mjekësisë ligjore u janë bashkuar autoriteteve ukrainase në zhvarrosjen e trupave nga varrezat masive dhe identifikimin e tyre. Policia ka njoftuar se 720 trupa janë gjetur afër kryeqytetit, ku forcat ruse janë zmbrapsur, dhe më shumë se 200 njerëz konsiderohen ende të zhdukur. Disa trupa i kishin duart e lidhura pas shpinës, ndërsa të tjerë dukej të ishin qëlluar me armë zjarri nga afërsia. Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)