Mjekja ushtarake ukrainase ribashkohet me vajzën që ia çuan në Rusi
Your browser doesn’t support HTML5
Mjekja ushtarake ukrainase, Oksana Lebedenko, humbi kontaktet me vajzën e saj 11-vjeçare, Yeva, pasi forcat ruse e pushtuan qytetin e saj Vovçansk, në rajonin e Harkivit, në Ukrainë. Lebedenko më vonë zbuloi se vëllai i saj pro-rus e kishte çuar Yevën në Rusi, pa pëlqimin e saj. Pasi kaluan pothuajse një vit larg njëra-tjetrës, vullnetarët ndihmuan në ribashkimin e nënës dhe vajzës në Kiev, në dhjetor të vitit të kaluar. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Bujar Tërstena)