Mjekja e robëruar nga rusët tregon se si ia shpëtuan të burgosurit beben
Your browser doesn’t support HTML5
Një mjeke ushtarake ukrainase, e cila ishte shtatzënë në momentin kur ishte zënë rob nga trupat ruse në Mariupol, ka rrëfyer përvojën e saj prej gati gjashtë muajsh në robëri. Maryana Mamonova thotë se ka marrë shumë pak përkujdesje mjekësore dhe se foshnja që e kishte në bark ka shpëtuar vetëm falë të burgosurve të tjerë, të cilët e kanë ndarë ushqimin e tyre me të. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)