Shpëtimi i jetëve pranë Bahmutit

Mjekët ushtarakë ukrainas duke trajtuar një ushtar të plagosur në një spital fushor pranë Bahmutit, në rajonin Donjeck të Ukrainës më 26 shkurt.

Forcat ruse kanë sulmuar pamëshirshëm qytetin që nga vera e vitit të kaluar. Moska dyfishoi përpjekjet e saj për ta marrë qytetin në fillim të këtij viti, duke nisur një ofensivë të re.

Mjekët ushtarakë ukrainas ndihmojnë një të plagosur të dalë nga një autoambulancë.

Trajtimi i ushtarëve të plagosur në një dhomë spitali fushor.

Një mjek ushtarak duke shtyrë barelën me një ushtar të plagosur.

Analistët thonë se kapja e Bahmutit, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht nga luftimet, do të kishte pak rëndësi strategjike për Rusinë, por se Moska do t'i jepte rëndësi simbolike në përpjekje për të rritur moralin e ushtarëve.

Një mjek duke trajtuar një ushtar ukrainas të plagosur.

Stafi mjekësor mban krahun e një ushtari gjatë trajtimit të plagëve të tij.

Sipas autoriteteve ukrainase, trupat ruse kryen 81 operacione sulmuese kundër Ukrainës gjatë 24 orëve, deri më 27 shkurt. Ato thanë se forcat ruse shënjestruan Bahmut, Avdijivkan dhe Shaktarskun në rajonin e Donjeckut dhe Kupianskun në rajonin e Harkhivit të Ukrainës.
 

Një mjeke ukrainase duke inkurajuar një ushtar të plagosur.

Mjekët ushtarakë ukrainas bartin me një barelë një të plagosur që arrin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmut, Ukrainë, të dielën më 26 shkurt 2023.

Një mjeke ushtarake ukrainase duke pastruar plagët e shokut të saj të plagosur në spitalin fushor pranë Bahmutit, Ukrainë, të dielën m 26 shkurt 2023.

Mjekët duke trajtuar ushtarët e plagosur ukrainas në sallën e operacionit në një spital fushor në Bahmut më 26 shkurt.

Një ushtar ukrainas i njohur me nofkën "Alpha", duke u trajtuar pasi është plagosur gjatë betejës.

Një mjek ushtarak ukrainas duke trajtuar shokun e tij të plagosur në spitalin fushor pranë Bahmutit, Ukrainë, më 26 shkurt 2023.

Një mjek ushtarak ukrainas duke marrë supë.

Ushtarët ukrainas që u plagosën në fushën e betejës, pasi kanë marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm, presin të largohen nga spitali fushor.

Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)