Policia e Kosovës e ka zhvilluar të martën një aksion në veri, gjatë të cilit është arrestuar Millun Milenkoviq- Llune.
Sipas autoriteteve të Kosovës, ai është një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile'".
Gjatë aksionit në veri të Kosovës janë lënduar tre pjesëtarë Policisë së Kosovës.
Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova nuk duhet të tolerojë akte kriminale të grupeve kriminale.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja Haxhiu ka thënë se “pas angazhimit të madh nga ana e Policisë së Republikës së Kosovës është jetike që institucionet e drejtësisë të jenë në krye të detyrës dhe të ndërmarrin veprime në përputhje me përgjegjësitë e tyre”.
Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.
Policia e Kosovës në "Mëhallën e Boshnjakëve" .
Disa automjete të blinduara në Mëhallën e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.
Mëhalla e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.
Automjetet e blinduara janë parë në rrugën që të çon në drejtim të shkollës së mesme teknike, ku janë mbledhur serbët lokalë.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga Mëhalla e Boshnjakëve, në drejtim të jugut në orët e pasdites të së martës.
Sipas ekipit të REL-it, tërheqjen e Policisë së Kosovës e ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it.
Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.