Nis edicioni i dytë i Mitrovica International Jazz Days dedikuar grave
Your browser doesn’t support HTML5
Më 22 gusht, në qytetin e Mitrovicës fillon edicioni i dytë i festivalit Mitrovica International Jazz Days. Drejtoresha e festivalit, Rona Nishliu, i tha Radios Evropa e Lirë se ky edicion u kushtohet grave dhe vajzave në jazz, si dhe muzikantëve të rinj. Për këtë arsye, edicioni hapet me artisten e njohur ndërkombëtarisht Gunhild Carling nga Suedia.
Gjatë tri netëve të festivalit, do të performojnë artistë të njohur nga bota, rajoni dhe vendi. Ndërkohë, përgjatë tri ditëve, festivali do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë punëtori edukative për talentet e reja dhe një punëtori të veçantë për fëmijët “Jazz for Kids”. Festivali përfundon më 24 gusht.