Duke nisur nga spekulimet se koronavirusi është krijuar në një laborator, një sasi e madhe e informacioneve të rreme kanë qarkulluar përreth globit gjatë vitit 2020 për sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus.
Zyrtarët e shëndetit publik, analizuesit e të dhënave dhe mjekët, kanë tentuar të mposhtin qindra thashetheme që kanë qarkulluar gjithandej.
Mirëpo dezinformatat kanë qenë të fuqishme sa edhe vetë virusi.
Your browser doesn’t support HTML5
Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë nisur vaksinimin këtë muaj, shumë dezinformata vazhdojnë të shpërndahen online.
Më poshtë gjenden disa mite kryeneçe, që vazhdojnë të jenë aktuale për COVID-19.
Mit: Maskat nuk të mbrojnë nga COVID-19
Në fakt, ato ju mbrojnë.
Megjithatë, mesazhet e ndryshme në fillim kanë nxitur dilema.
Zyrtarët amerikanë fillimisht u kanë thënë amerikanëve se nuk kanë nevojë të vendosin apo blejnë maska, në kohën kur ka pasur mungesë për maska N95 për punëtorët shëndetësorë.
Ata më vonë kanë ndryshuar qëndrimin, duke i bërë thirrje publikut që të vendosin maska dhe të mbulojnë fytyrën kur të dalin në ambiente të jashtme.
Mesazhet e hershme u kanë dhënë njerëzve “hapësirë që të krijojnë narrativa të tilla” kundër vendosjes së maskës, ka sqaruar profesoresha në fushën e komunikimeve, Stephanie Edgerly, në Universitetin Northwestern.
SHIKONI EDHE: Mbani maskat: Një vaksinë mund të mos i jap fund krizës me koronavirusDisa përdorues të rrjeteve sociale ende janë duke shpërndarë një video të muajit mars të ekspertit për sëmundje infektive në Qeverinë amerikane, Anthony Fauci, duke thënë se njerëzit “nuk duhet të ecin me maska”, ndonëse që nga ajo kohë u ka bërë thirrje njerëzve që të mbulojnë fytyrat në publik. Disa versione të atij klipi janë shikuar miliona herë në Facebook, YouTube dhe Twitter.
Pretendimet online se maskat nuk janë efektive, kanë shpërthyer sërish në muajin tetor, pasi presidenti amerikan, Donald Trump dhe dy senatorë amerikanë u infektuan me koronavirus në një ceremoni në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, bazuar në të dhënat e kompanisë Zignal Labs. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pretenduar se maskat nuk janë efektive meqë senatorët i kanë pasur të vendosura ato disa herë gjatë organizimit.
SHIKONI EDHE: Pse disa njerëz nuk zbatojnë rregullat e diktuara nga pandemia?Mirëpo, maskat parandalojnë përhapjen e pjesëve të vogla të virusit.
Muajin e kaluar, Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, që vazhdon të këshillojë amerikanët për të vendosur maskën, ka cituar disa hulumtues që sugjerojnë se maska mbron personin që e vendos atë si dhe njerëzit tjerë në afërsi.
Mit: Virusi është krijuar nga njeriu
Nuk është e vërtetë.
Disa përdorues të rrjeteve sociale dhe menaxhues faqesh online, janë bashkuar për t’i dhënë hov teorisë konspirative se virusi ka dalë – qoftë në mënyrë aksidentale apo me qëllim – nga një laborator në Vuhan, Kinë, para se të shpallej pandemi në muajin mars nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky pretendim është mbështetur edhe nga udhëheqës të zgjedhur, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump.
Origjina e koronavirusit është shumë më pak skandaloze: ai ka shumë mundësi ta ketë origjinën nga natyra. Lakuriqët e natës besohet se janë ndërmjetësues për një mori virusesh në epidemitë e fundit, përfshirë COVID-19. Agjencitë amerikane të inteligjencës po ashtu kanë ardhur në përfundim se virusi nuk është krijuar nga njeriu.
SHIKONI EDHE: Rusia shfrytëzoi pandeminë për të shpërndarë lajme të rremeMegjithatë, kjo teori konspirative vazhdon të qarkullojë dhe atë fuqishëm nga muaji shtator kur një virolog kinez, ka përsëritur këtë supozim në rrjetin amerikan televiziv, Fox News.
Mit: COVID-19 është i ngjashëm me gripin sezonal
Në fakt, sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka dalë se është shumë më vdekjeprurëse.
Ngjashmëritë fillestare në mes të simptomave të COVID-19 dhe grupit sezonal kanë shtyrë shumë njerëz që të spekulojnë se nuk kanë shumë dallim në mes të dyja sëmundjeve. Në disa video në rrjetet sociale dhe video të shikuara nga mijëra persona, është pretenduar edhe se COVID-19, nuk është më vdekjeprurës sesa gripi sezonal.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Trump ka bërë një krahasim të gabueshëm në mes të gripit dhe COVID-19 në mars dhe tetor, ndërkohë që shtetet amerikane kanë nisur së zbatuari urdhrat për qëndrim nëpër shtëpi.
SHIKONI EDHE: Dallimet ndërmjet koronavirusit të ri dhe virusit sezonalCOVID-19 është fajësuar për vdekjen e më shumë se 300,000 amerikanëve këtë vit, dhe rreth 1.6 milion personave në gjithë botën. Për krahasim, Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se rreth 12,000 deri në 61,000 vdekje raportohen në baza vjetore nga gripi sezonal në SHBA.
Simptomat e koronavirusit mund të jenë shumë me serioze dhe të zgjasin për muaj. Ekspertët shëndetësorë ndërkohë kanë zbuluar një mori të simptomave të çuditshme të koronavirusit, përfshirë mungesën e përqendrimit dhe ënjtjen e këmbëve.
Mit: Zyrtarët janë duke ekzagjeruar numrin e viktimave me COVID-19
As kjo nuk është e vërtetë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të fotografojnë dhoma të zbrazëta të spitaleve më herët gjatë këtij viti, duke pretenduar se pak njerëz janë të sëmurë nga COVID-19. Fotografitë dhe videot që kanë nxitur thirrjet #FilmYourHospital (Fotografoni spitalin tuaj), kanë qenë pjesë e një teorie konspirative të krahut të djathtë, që mëton se zyrtarët shëndetësore dhe politikanët janë duke ekzagjeruar numrin e viktimave me koronavirus.
Mirëpo arsyeja se pse ka më pak pacientë nëpër spitale është sepse spitalet janë duke shmangur fluksin e njerëzve nëpër spitale gjatë pandemisë dhe konsultimet po zhvillohen virtualisht.
SHIKONI EDHE: COVAX mund të dështojë për shtetet e varfraMit: Virusi është mashtrim për të nxitur vaksinim global
Ky pretendim po ashtu nuk është i vërtetë
Lëvizjet që nuk pëlqejnë vaksinat kanë shtyrë përpara këtë teori prej muajit janar, kur disa persona kanë pretenduar gabimisht se virusi është patentuar nga disa kompani farmaceutike si skemë për të fituar para nga sëmundja. Disa persona kanë vënë në shënjestër të këtyre besimeve, miliarderin Bill Gates, duke pretenduar se ai ka qenë pjesë e një plani global, përmes së cilit synohet që në njerëz të vendosen mikroçipa përmes vaksinimit masive.
SHIKONI EDHE: Gates: Pandemia e zmbrapsi përparimin në shëndetin globalGates nuk ka kërcënuar me një gjë të tillë askënd. Ai ka sugjeruar që të krijohet një bazë e të dhënave të njerëzve që janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Skepticizmi është rritur edhe ndaj shpejtësisë së zhvillimit të vaksinës.
Shembull, në një video të shikuar gati 100,000 herë në rrjetet sociale, është pretenduar gabimisht se kompanitë farmaceutike kanë kapërcyer testimet në kafshë për vaksina. Në fakt, vaksinat janë testuar në minj dhe në një lloj majmuni.
SHIKONI EDHE: “Projekti Shpejtësia e dritës” rezultoi me vaksinëMbretëria e Bashkuar, Kanadaja, dhe Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe kanë dhënë autorizim për përdorim të vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech.
Megjithatë, ende vetëm gjysma e amerikanëve thonë se janë të gatshëm të vaksinohen, bazuar në një studim të këtij muaji të kryer nga Associated Press dhe Qendra Kërkimore, NORC.
Your browser doesn’t support HTML5
Fushata e vazhdueshme e dezinformimit rreth vaksinës, ka shtyrë disa persona që të hezitojnë kur është fjala për të.
“Nuk mendoj që ka qenë një mit që ka shkaktuar problemin”, ka thënë Nancy Kass, zëvendësdrejtore për shëndetin publik në Institutin Berman të Universitetit Johns Hopkins.
“Fakti është që ka pasur shumë, shumë, shumë, mite”.