"Jemi mish për top": Rekrutët rusë shprehin zemërimin
Your browser doesn’t support HTML5
Një zyrtar lokal u kanë thënë rekrutëve rusë se “nuk jeni mish për top”, në një video të publikuar në internet së voni. Burrat i janë përgjigjur atij me zemërim, duke i thënë se, në të vërtetë, janë pikërisht ashtu. Incidenti, në rajonin Ardatovski rreth 360 kilometra në lindje të Moskës, ka ndodhur pas publikimit të një varg videosh, në të cilat rekrutët rusë ankohen për pajisje të vjetra dhe për stërvitje të dobëta. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)