Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka arritur në Moskë për të diskutuar për furnizimet me gaz për shtetin e tij, si dhe për të gjetur zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë, sipas deklaratave që ai ka dhënë më 21 korrik.
Szijjarto do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe zëvendëskryeministrin rus, Aleksandr Novak.
“Kemi arritur në Moskë. Kemi dy detyra përpara: të sigurojmë se do të ketë gaz natyror për popullin hungarez, dhe të theksojmë se duam paqe sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Szijjarto në faqen e tij në Facebook.
SHIKONI EDHE: Opsionet e Evropës pa gazin rusSipas një marrëveshjeje 15-vjeçare me gjigantin rus të energjisë, Gazprom, të nënshkruar vitin e kaluar, Hungaria pranon 3.5 milionë metra kub të gazit përmes Bullgarisë dhe Serbisë, si dhe 1 miliard metra kub përmes Austrisë.
Szijjarto ka thënë më herët se Hungaria është e interesuar të sigurojë më shumë gaz, para se të nisë sezoni i ngrohjes, teksa Evropa tenton të mbushë rezervat pas rritjes së çmimeve.
Vizita e Szijjartos në Rusi zhvillohet në të njëjtën ditë kur Qeveria hungareze ka bërë të ditur se do të heqë kufijtë dhjetëvjeçarë të çmimeve të gazit për familjet që shpenzojnë më shumë.
SHIKONI EDHE: Eurozona rrit normat e interesit pas 11 vjetëshKy vendim nënkupton rritje të madhe çmimesh për përdorim të gazit përtej normave të përcaktuara.
Këta kufij i kanë ndihmuar kryeministrit të krahut të djathtë, Viktor Orban që të sigurojë fitoren në zgjedhjet e vitit 2014, dhe po kjo çështje ka qenë kyçe në zgjedhjet e prillit, në të cilat ka siguruar mandatin e katërt në pushtet.
Orban është duke u përballur me sfidën më të ashpër prej marrjes së pushtetit më 2010, pasi inflacioni është në nivelin më të lartë që dy dekada, valuta kombëtare forinta është në nivele tejet të ulëta, si dhe fondet e Bashkimit Evropian janë në mbajtje, për shkak të disa mospajtimeve që lidhen me standardet demokratike.