Milionat e Serbisë për dronët kinezë
Your browser doesn’t support HTML5
Serbia ka harxhuar 19.3 milionë dollarë për të blerë gjashtë dronë ushtarakë të prodhuar nga Kina, sipas një hulumtimi nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Kostoja është mbajtur e fshehtë gjatë prezantimit të fluturakeve të telekomanduara në një ceremoni të mbajtur në korrikun e vitit 2020, kur Serbia ishte bërë vendi i parë evropian që importonte pajisje të aviacionit ushtarak nga Kina. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian zbatojnë embargo armësh ndaj Kinës që nga viti 1989, pas masakrës në sheshin “Tiananmen”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)