Mikhail Gorbachev: Jeta në foto

Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili ka vdekur më 30 gusht 2022, në moshën 91-vjeçare, duke folur gjatë një prezantimi të autobiografisë së tij, “Gorbachev në jetë”, më 29 shkurt 2016.

“Sa më shumë që mendoj për jetën time, aq më shumë e shoh se ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme kanë ndodhur papritmas”, ka thënë Gorbachev.

Gorbachev i ri duke pozuar për një fotografi në moshën 19-vjeçare, me një medalje të punës, që e kishte fituar për ngasjen e një kombajne në rrafshnaltat e Rusisë jugore.

Gorbachev i ri duke udhëhequr një delegacion të Partisë Komuniste në Stavropol, më 1966. Pikërisht në Stavropol ai kishte filluar karrierën e tij në partinë që një ditë edhe do ta drejtonte.

Gorbachev (i treti nga e djathta) gjatë festimit të Revolucionit të Tetorit në Stavropol, në vitet e 1960-ta. Komunisti i ri u ngrit shpejt në hierarkinë e partisë.

Gorbachev me bashkëshorten e tij, Raisan, dhe kryeministren britanike, Margaret Thatcher (djathtas), më 1984. Raisa vdiq nga leukemia, më 1999.

Takimi i parë i Gorbachevit me presidentin amerikan, Ronald Reagan, në Gjenevë, në nëntorin e vitit 1985. Gorbachev ishte zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste në marsin e 1985.

Gorbachev me presidentin kuban, Fidel Castro, në Kremlin, në marsin e vitit 1986. Ishte pikërisht ky viti kur Gorbachev filloi iniciativën e tij të “perestrojkës” (ristrukturimit), që ai shpresonte se do të nxiste “iniciativa dhe përpjekje kreative” dhe do t’i jepte shtysë ekonomisë së ngadaltë sovjetike.

Gorbachev dhe nënpresidenti amerikan, George Bush, duke përshëndetur banorët e qytetit në Uashington, gjatë një vizite zyrtare, më 10 dhjetor 1987.

Reagan dhe Gorbachev nënshkruan Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, në Shtëpinë e Bardhë, në dhjetorin e 1987-ës. Më 1988, mbërritën reforma të mëtejshme me politikën e “glasnostit” (hapjes) të Gorbachevit, e cila mundësoi liri më të mëdha të shprehjes për qytetarët sovjetikë.

Gorbachev duke përqafuar udhëheqësin e Gjermanisë Lindore, Erich Honecker, pas mbërritjes në Berlinin Lindor, për ceremonitë e 6 tetorit 1989, për shënimin e përvjetorit të 40-të të themelimit të Republikës Demokratike Gjermane. Një muaj më vonë, Muri i Berlinit ra dhe gjermanolindorët vërshuan drejt Gjermanisë Perëndimore.

Gorbachev dhe Papa Gjon Pali II duke shtrënguar duart në takimin e parë ndonjëherë ndërmjet një shefi të Kremlinit dhe një pape, në Vatikan, më 1 dhjetor 1989.

Presidenti çekosllovak, Vaclav Havel, duke shtrënguar duart me Gorbachevin, teksa shkëmbenin dokumente për tërheqjen e trupave sovjetike, në Moskë, më 26 shkurt 1990

Gorbachev dhe ish-ministri i Jashtëm sovjetik, Eduard Shevardnadze, duke biseduar me kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kohl, dhe ish-ministrin e Jashtëm, Hans-Dietrich Genscher, në korrin e 1990-s, për kushtet e ribashkimit të Gjermanisë.

Gorbachev duke përshëndetur kalimtarët gjatë një vizite zyrtare në Vilnius, Lituani, më 30 janar 1991.

Gorbachev duke votuar në Moskë më 17 mars 1991, në një referendum ku do të vendosej nëse Bashkimi Sovjetik do të mbetej shtet i unifikuar apo jo.

Presidenti amerikan, George H. W. Bush, dhe Gorbachev duke shkëmbyer stilolapsa në Moskë, më 31 korrik 1991, pas nënshkrimit të Traktatit historik për Reduktimin e Armëve Strategjike, i njohur si START, i cili asgjësoi një të tretën e arsenaleve bërthamore të superfuqive.

Një moment poshtërimi: Pas një puçi të dështuar, Gorbachev u detyrua nga presidenti rus, Boris Yeltsin, të lexonte me zë emrat puçistëve të supozuar në një seancë të jashtëzakonshme të Sovjetit Suprem të Rusisë, në Moskë, më 23 gusht 1991.

Gorbachev dhe ish-presidenti Ronald Reagan duke bartur kapela kaubojsh, teksa shijonin një takim në Ranço del Sielon e Reaganit, në Kaliforni, më 2 maj 1992. Dy figurat krijuan një marrëdhënie jo vetëm të bazuar në respekt reciprok, por në miqësi, e cila ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Gorbachev duke folur me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një konference në Shlesvig, Gjermani, në dhjetorin e vitit 2004.

Gorbachev ka kritikuar Vladimir Putinin, por ka lavdëruar okupimin dhe aneksimin rus të Krimesë nga Ukraina, teksa raportohet të ketë thënë se “edhe unë do të kisha vepruar njësoj”. Megjithatë, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurtin e 2022-tës, vlerësimi i Gorbachevit për pasardhësin e tij raportohet se ka marrë teposhtën.

Me kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë një ekspozite në Berlin, më 24 shkurt 2011, për ditëlindjen e 80-të të Gorbachevit.

Laureatët e Çmimit Nobel për Paqe (nga e majta), Lech Walesa, Mikhail Gorbachev, Frederik Willem de Klerk dhe Jimmy Carter, në një panel diskutimi, në Çikago, në prillin e vitit 2012.