Vizita e sekretarit Pompeo në Mal të Zi përmes fotografive
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pas arritjes në Malin e Zi.
Ai u prit nga ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq.
Sekretari Pompeo më pas u takua me presidentin Millo Gjukanoviq. Pas takimit nuk pati deklarata zyrtare.
Pompeo konfirmoi mbështetjen për Malin e Zi, gjatë takimit me kryeministrin Dushko Markoviq.
"Uashingtoni edhe më tutje do të mbështesë Malin e Zi në rrugën e integrimit evropian", tha Pompeo pas takimit me kryeministrin Markoviq.
Kryeministri malazez, Dushko Markoviq e quajti vizitën e sekretarit Pomepo si historike.
"Është e rëndësishme në aspektin strategjik që SHBA-ja dhe BE-ja të jenë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor”, tha Markoviq.