Përpjekjet e migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë
Susej, një vajzë dyvjeçare emigrante nga Venezuela, shikon vezët që familja e saj përgatit për darkën e tyre teksa ata kalojnë netët përgjatë bregut të lumit Rio Grande ndërsa presin t'u dorëzohen autoriteteve të imigracionit në El Paso, Teksas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 23 mars 2024.
Danires, një migrant 28-vjeçar nga Venezuela, qëndron përgjatë bregut të rrethuar me tela me gjemba të lumit Rio Grande me shpresën për t'u dorëzuar tek autoritetet e imigracionit në El Paso, Teksas, SHBA, 23 mars 2024.
Jordan, një emigrant nga Peruja bart mbi qafë vajzën e tij njëvjeçare, Briana, teksa ata kërkojnë një pikë hyrjeje në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar një gardh të mbushur telash me gjemba përgjatë bregut të lumit Rio Grande në El Paso. Teksas, SHBA, 26 mars 2024.
Eliana, 22 vjeçe, një emigrante nga Venezuela, mban vajzën e saj trevjeçare Chrismarlees ndërsa bërtet drejt një ushtari të Gardës Kombëtare të Ushtrisë pasi ai e ndaloi atë ta kalojë gardhin e kufirit më 26 mars 2024. Vajza gjashtëvjeçare e Elianës, Ariana, u transportua përtej gardhit nga emigrantë të tjerë, të cilët kishin përdorur prerëse teli për të çarë gardhin.
Eliana, 22 vjeç, emigrante nga Venezuela, kontrollon telefonin e saj nga bregu i lumit Rio Grande pasi u nda nga vajza e saj gjashtëvjeçare, Ariana, në El Paso, Teksas, SHBA, 26 mars 2024.
Fëmijët emigrantë, në mesin e tyre edhe Vallolet, 4 vjeç nga Peruja, ulen rreth një zjarri pranë bregut të lumit Rio Grande derisa janë duke pritur me familjet e tyre për më shumë se dy ditë për t'u dorëzuar tek autoritetet e imigracionit më 23 mars.
Hendri, 26, një emigrant nga Venezuela, qëndron i mbështjellë me një batanije për t'u mbrojtur nga moti i ftohtë dhe i turbullt, ndërsa kërkon një pikë për t'u futur në SHBA, duke kaluar një gardh të ngritur me tela me gjemba përgjatë bregut të lumit Rio Grande në El Paso, Teksas, SHBA, 25 mars 2024.
Paola dhe Ramses, një çift migrantësh nga Venezuela, përqafohen për të qëndruar më ngrohtë mes motit të ftohtë që mban ndërsa janë në kërkim të një pike për t'u futur në Shtetet e Bashkuara, Teksas, SHBA, 26 mars 2024.
Një pamje nga droni tregon një nënë shtatzënë dhe me dy fëmijë teksa ulet afër radhës së migrantëve që iu dorëzuan zyrtarëve të imigracionit pasi grupi depërtoi një gardh përplot me tela me gjemba nga përgjatë bregut të lumit Rio Grande, në El Paso, Teksas, 25 mars 2024
Jolimar, një migrante 18-vjeçare nga Venezuela, përpiqet ta mbajë ngrohtë afër vetes djalin e saj dyvjeçar Gail.
Emigrantët shikojnë përtej një gardhi telash gjemborë në El Paso, Teksas, SHBA, 24 mars 2024.
Një familje emigrante nga Ekuadori - Jose Avilar, Jocelyn, Sofia 3-vjeçare dhe Ian njëvjeçar, mbulohen për t'u mbrojtur nga moti i ftohtë derisa presin një mundësi për ta kaluar kufirin.
Maria, 27 vjeçe, një emigrante nga Kolumbia, mbahet nga Williami, 26 vjeç, nga Venezuela, teksa ata dhe të tjerët përballen me stuhi ere dhe pluhuri në përpjekje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, El Paso, Teksas.
Një pamje me dron tregon emigrantët në radhë që përballen me mot të ftohtë dhe me erë derisa presin të dorëzohen te zyrtarët e imigracionit pasi kanë kaluar kufirin, Teksas, SHBA, më 25 mars 2024.
Një tjetër pamje e migrantëve duke pritur për t'u dorëzuar tek autoritetet ndërsa përballen me mot të lig.
Një grup migrantësh kanë improvizuar tenda përgjatë murit kufitar në anën amerikane të Rio Grandes pasi një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mban të pezulluar një ligj të Teksasit, të mbështetur nga republikanët, i cili do t'u mundësonte autoriteteve shtetërore t'i arrestonin dhe t'i ndiqnin penalisht personat e dyshuar për kalim ilegal të kufirit SHBA-Meksikë.