"Mish për top": Migrantët nëpër burgjet ruse që u dërguan për të luftuar në Ukrainë
Your browser doesn’t support HTML5
Shumë migrantë nga Azia Qendrore janë në mesin e 50.000 të burgosurve që janë dërguar nëpër burgjet ruse nga grupi mercenar rus Wagner për të luftuar në Ukrainë. Ndonëse disa janë nisur si vullnetarë, për shkak të premtimeve për lirim të parakohshëm, ka deklarata se disa janë detyruar të nisen. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me të burgosur dhe ish të burgosur, si dhe me prindërit e migrantëve që janë vrarë duke luftuar në Ukrainë. Ata i kanë bërë të ditura teknikat e përdorura nga autoritetet për t’iu bërë presion të burgosurve për t’u nisur në fushëbetejë. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Lendi Susuri)