Vazhdon rezistenca e protestuesve në Mianmar
Protestuesit ikin teksa policia në Naypyitaw të Mianmarit hedh gaz lotsjellës në drejtim të tyre më 8 mars. Sindikatat tregtare në Mianmar u kanë bërë thirrje punonjësve që më 8 mars të hyjnë në grevë, teksa protestat kundër puçit ushtarak të 1 shkurtit po vazhdojnë të shtypen me forcë nga policia dhe ushtria.
Protestuesit tentojnë të mbrohen teksa policia hedh në drejtim të tyre gaz lotsjellës dhe bombola për shuarjen e zjarrit. Naypyitaw, Mianmar, 8 mars, 2021.
Njerëzit evakuojnë një protestues të lënduar në Myitkyina më 8 mars.
Protestë në Yangon kundër puçit ushtarak. Mianmar, 8 mars, 2021.
Ndaj protestuesve hidhet ujë në përpjekje për të zvogëluar efektin e gazit lotsjellës të hedhur nga autoritetet në drejtim të tyre. Yangon, 8 mars, 2021.
Protestuesit ngrenë barrikada në Yangon të Mianmarit më 8 mars, 2021.
Protestat kundër puçit ushtarak në Mianmar po vazhdojnë, pavarësisht se policia deri më tani ka vrarë dhjetëra protestues.
Protestuesit kundër puçit ushtarak po kërkojnë lirimin e udhëheqësve të vendit, të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike në zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar.
Këta fëmijë janë mbledhur përgjatë një rruge në Mandalay ku më 8 mars u mbajt protestë kundër puçit ushtarak.
Protestuesit në Mandalay ngrenë tri gishta, që është simbol i rezistencës.
Protesta në Yangon më 8 mars, 2021.
Javë më parë, junta ushtarake paralajmëroi njerëzit që të mos protestojnë, duke i kërcënuar ata me forcë vdekjeprurëse.
Policia hedh gaz lotsjellës në protestën e mbajtur në Yangon më 7 mars, 2021.
Protestuesit në këtë formë mbrohen nga autoritetet në Bangan të Mianmarit.
Policia duke arrestuar një protestues në Yangon të Mianmarit.