Mes flakëve dhe tymit: Luftëtarët e zjarreve nëpër botë

Dy zjarrfikës nga Greqia dhe një koleg i tyre nga Sllovakia duke bërë përpjekje për shuarjen e një zjarri të egër në fshatin Avgaria, në ishullin e Evias, në Greqi. (10 gusht 2021)

Luftëtarët e zjarrit duke pushuar nën një shkëmb të madh, në Pyllin Kombëtar të Plumasit, në Kaliforni, pas angazhimit për parandalimin e përhapjes së zjarrit "Dixie". (18 korrik)

Një zjarrfikës duke përdorur një kazmë në luftën me zjarrin "Dixie", afër Grinvillit, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (9 gusht)

Zjarrfikësit duke u munduar ta fikin një zjarr në fshatin Avgaria, në ishullin e Evias, në Greqi. (10 gusht)

Zjarrfikësit duke hedhur ujë nga një tren mbi urë, për të shuar vatrat e zjarrit, teksa "Dixie" përhapej në Pyllin Kombëtar të Plumasit, në Kaliforni. (15 korrik)

Zjarrfikësit duke punuar për t'ia pamundësuar zjarrit "Dixie" që të përhapej drejt Pyllit Kombëtar të Plumasit, në Kaliforni. (17 korrik)

Zjarrfikësit duke u angazhuar në luftën me zjarrin "Dixie", afër Grinvillit, në Luginën Indiane, në Kaliforni. (9 gusht)

Një zjarrfikës nga Sllovakia duke u freskuar me ujë, teksa një zjarr i egër shkrumbonte fshatin Avgaria, në ishullin e Evias, në Greqi. (10 gusht)

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga vullnetarët, duke u përpjekur për ta fikur një zjarr të egër pranë Agios Stefanosit, në veri të Athinës, në Greqi. (6 gusht)

Një zjarrfikës me një zorrë kopshti duke u përpjekur t'i ngadalësonte flakët që shkrumbonin një shtëpi në Luginën e Barit, në Kaliforni. (4 gusht)

Zjarrfikësit duke u ballafaquar me zjarrin "Dixie", afër Tejllorsvillit, në Kaliforni. (10 gusht)

Juan Valencia, zjarrfikës nga Portervilli, duke monitoruar situatën me zjarret në Kaliforni. (11 gusht)

Zjarrfikësit duke luftuar me zjarrin "Dixie" në Kaliforni. (28 korrik)

Një luftëtar zjarri nga qarku Plumas duke pushuar nën një shkëmb të madh, pas angazhimit për parandalimin e përhapjes së zjarrit "Dixie" në Parkun Kombëtar të Plumasit, në Kaliforni. (18 korrik)

Zjarrfikësit duke punuar me mjete dore, gjatë përpjekjeve për parandalimin e përhapjes së zjarrit "Dixie", afër Uestvudit, në Kaliforni. (8 gusht)

Zjarrfikësit duke pritur për të marrë hamburger falas si shenjë falënderimi nga një restorant, pas ballafaqimit me zjarrin "Dixie", në Grinvill të Kalifornisë. (27 korrik)

Një kamion zjarrfikës duke lëvizur para shtëngullave të tymit të zi nga zjarri "Dixie", afër Grinsvillit, në Kaliforni. (5 gusht)

Zjarrfikësi Ben Foley duke punuar në parandalimin e përhapjes së zjarrit "Dixie", afër Grinvillit, në Kaliforni. (6 gusht)

Një zjarrfikës duke u ballafaquar me flakët e zjarrit "Dixie", afër Tejllorsvillit, në Kaliforni. (10 gusht)

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga vullnetarët, duke u përpjekur për ta fikur një zjarr të egër, afër Marmarisit, në Turqi. (1 gusht)

Një aeroplan zjarrfikës duke hedhur ujë mbi pyje për shuarjen e zjarrit, afër fshatit Ellinika, në ishullin e Evias, në Greqi. (8 gusht)

Një helikopter duke mbushur ujë nga një rezervuar, teksa zjarri digjte fshatin Krioneri, në veri të Athinës, në Greqi. (5 gusht)

Zjarrfikësit nga radhët e të burgosurve duke nxituar për t'i larguar barishtet afër shtëpive të rrezikuarra nga një zjarr i egër në Kaliforni. (4 gusht)

Një zjarrfikës duke tërhequr një zorrë, teksa zjarri digjte fshatin Pefki, në ishullin e Evias, në Greqi. (8 gusht)

Një zjarrfikës mbi kamion duke u përpjekur për ta shuar një zjarr të egër afër Marmarisit, në Turqi. (1 gusht)

Helikopterët zjarrfikës duke u furnizuar me ujë nga deti për shuarjen e zjarreve në fshatin Pefki, në ishullin e Evias, në Greqi. (10 gusht)

Një luftëtare zjarri nga Redingu duke buzëqeshur, pas angazhimit për parandalimin e përhapjes së zjarrit "Dixie", afër Tejllorsvillit, në Kaliforni. (29 korrik)

Një zjarrfikës duke hedhur ujë drejt flakëve të një zjarri të egër afër Marmarisit, në Turqi. (31 korrik)