Mbrojtësit e Bahmutit sulmohen nga të gjitha anët
Your browser doesn’t support HTML5
Ushtarët e Brigadës së 30-të të Mekanizuar të Ukrainës thonë se janë sulmuar nga të gjitha anët përreth qytetit kyç ukrainas të Bahmutit. Forcat ruse po bëjnë progres të ngadaltë, por të qëndrueshëm në zonë. Korrespondenti i REL-it, Maryan Kushnir, ka qëndruar bashkë me trupat ukrainase për të realizuar këtë reportazh nga njëra prej zonave më të nxehta të luftës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)