Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistemin raketor, Sky Sabre në Poloni, bashkë me 100 trupa ushtarake, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Ai ka thënë të enjten se ky vendim është marrë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake nga “agresioni i mëtejmë i Rusisë”.
Polonia është anëtare e NATO-s dhe Mbretëria e Bashkuar edhe pjesë e saj po ashtu.
Çfarë është ky sistem?
I përshkruar nga Mbretëria e Bashkuar si “sistemi më i ri për mbrojtje ajrore”, ai besohet se ka kapacitet për të goditur një objekt me madhësi të topit të tenisit që niset me shpejtësinë e zërit.
Sipas ushtrisë britanike, sistemi përfshin tre komponentë: një radar mbikëqyrjeje 3D, menaxhim të betejës - inteligjencë, si dhe një lëshues raketash.
Ky sistem mund të lëshojë raketa 99 kilogramëshe.
Sistemi i mundëson Polonisë që ta mbrojë veten nga aeroplanët luftarakë, raketat dhe bombat.
Më herët gjatë javës, të paktën 35 persona janë vrarë, si pasojë e sulmeve ruse në një bazë për stërvitje ushtarake në Javoriv.
Kjo bazë gjendet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë.
SHIKONI EDHE: Të paktën 35 të vdekur nga sulmet ruse në bazën ushtarake afër PolonisëMë shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
- Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.