Mbretëresha e kamuflazhit që mbulon ushtarët ukrainas në front
Your browser doesn’t support HTML5
Vullnetarët ukrainas po prodhojnë rrjeta të lira kamuflimi, të cilat po përdoren për t’i mbrojtur ushtarët dhe për ta fshehur armatimin e shtrenjtë. Shumë prej tyre e kanë mësuar zanatin nga Olesia Koryahina, një nga themelueset që e ka popullarizuar lëvizjen. Për gati një dekadë, ajo ka ndihmuar në udhëheqjen e një rrjeti vullnetarësh, i përbërë kryesisht nga gratë dhe i përkushtuar për t’i maskuar forcat ukrainase nga vëzhguesit rusë. Gratë pohojnë se kanë thurur rrjeta mbrojtëse prej qindra mijëra metrash katrorë për ushtarët në vijën e frontit. (Përgatiti: Trim Haliti – Narracioni: Mimoza Sadiku – Montazhi: Lendi Susuri)