Mbajtja e kulturës gjallë në kohën e COVID-19
Një këngëtar argëton banorët e një lagjeje në Durrës të Shqipërisë, më 7 prill.
Një grua transmeton drejtpërdrejt në mediat sociale një ekspozitë me veprat e piktorit realist rus, Ilya Repin, në një muze të Ekaterinburgut, më 16 maj.
Shfaqja e një filmi klasik iranian para një turme njerëzish në makina. Teheran, 3 maj.
Një prift ortodoks bekon nga distanca një çift të moshuar në një fshat afër Kievit, më 19 prill.
Ushtarët kirgizë me maska përshëndesin veteranët e Luftës së Dytë Botërore në Bishkek, gjatë festimeve të 75-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste, më 9 maj.
Një gjeorgjian mban një maskë që përputhet me veshjen e tij tradicionale kaukaziane gjatë një shërbimi në Katedralen e Trinitetit në Tbilisi, më 16 prill.
Artistët ukrainas, dy vëllezërit Nikita dhe Egor Zigura, mbajnë një ankand nga studiot e tyre në Kiev, më 13 prill. Ata mblodhën para për spitalin kryesor të fëmijëve të Ukrainës.
Një vullnetare e veshur me veshje mbrojtëse mban një kryq në një shërbim fetar në Bukuresht, gjatë festimeve për të Premten e Mirë, më 17 prill.
Një këngëtar i këngëve tradicionale iraniane mëson një student të muzikës, përmes telefonit, në Teheran, më 15 prill.
Valltarja Alina Kobyliak pozon për fotografen ukrainase, Kate Kondratieva, në Kiev, më 7 prill.
Qytetarët në Durrës, të mbyllur në shtëpi, argëtohen nga një këngëtar që këndon në oborrin e kompleksit të banesave, më 7 prill.
Një prift ortodoks spërkat me ujë të shenjtë besimtarët, në prag të Pashkëve Ortodokse në Minsk, më 18 prill.
Një shërbim përkujtimor për viktimat e gjenocidit armen. Qindra-mijëra armenë janë vrarë nga forcat otomane, nisur nga viti 1915. Zakonisht, ceremonitë përkujtimore ndiqen nga mijëra njerëz.
Një prift dhe disa pelegrinë me maska në Nikshiq të Malit të Zi, më 12 maj.
Iranianët marrin pjesë në një shërbim fetar, nga makinat e tyre, gjatë muajit të Ramazanit. Teheran, 30 prill.
Një veteran 96-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore shikon nga dritarja e apartamentit të tij, derisa një grup bën muzikë për nder të tij, gjatë festimeve të Ditës së Fitores, më 9 maj, në Donjeck të Ukrainës.