Aktori Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin Friends, ka vdekur në moshën 54-vjeçare.
Aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, sipas mediave amerikane.
“Matthew ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe pjesë e rëndësishme e grupit televiziv Warner Bros”, tha kompania në një deklaratë.
Përfaqësuesit e Perryt nuk kanë komentuar për vdekjen e tij.
Roli i Perryt në Friends e bëri atë një prej aktorëve më të njohur në botë.
Seriali Friends, që shfaqte jetën e gjashtë miqve të rinj në Nju Jork, u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, duke fituar çmimin Emmy më 2002 për serialin komik më të mirë.
Perry u nominua për çmim Emmy për rolin e tij në Friends. Ai po ashtu kishe luajtur në filma të tjerë, sikurse Fools Rush In dhe The Whole Nine Yards.
Perry kishte folur hapur për problemet e tij me varësinë nga alkooli.
Perry u lind më 19 gusht 1969 në Uilliamstoun, Masaçusets. Babai i tij ishte aktori John Bennett Perry, ndërkaq nëna e tij Suzanne, kishte qenë sekretare për media gjatë qeverisjes së kryeministrit kanadez, Pierre Trudeau.