Mariupoli: Si u shndërrua në varrezë një qytet i begatshëm
Your browser doesn’t support HTML5
Qyteti-port i Mariupolit ishte vendbanim i 400,000 personave, para pushtimit nga Rusia. Ai është rrethuar nga trupat ruse dhe po bombardohet vazhdimisht qe më shumë se 50 ditë. Qyteti është shndërruar në gërmadha, teksa Rusia pohon se tani e ka në kontroll gati të plotë. Mijëra civilë besohet të jenë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë të kenë mbetur të ngujuar në qytet. Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)