Jeta në Mariupolin e rrënuar
Një burrë duke shtyrë një karrocë drejt një periferie të shkatërruar të Mariupolit, më 29 tetor.
Futbollistët duke u stërvitur përpara një ndërtese të dëmtuar rëndë.
Këto foto, që u publikuan nga Reutersi më 30 tetor, ofrojnë një pamje të rrallë brenda Mariupolit të pushtuar nga Rusia, pesë muaj pasi Moska mori kontrollin e qytetit port të Ukrainës.
Punëtorët në një ndërtesë banimi të dëmtuar nga lufta.
Imazhet e qytetit të shkatërruar u bënë emblemë e pushtimit rrënues të Ukrainës nga ana e Rusisë, por muajt e fundit vetëm herë pas here janë publikuar foto nga agjencitë shtetërore të lajmeve të Rusisë.
Një foto e bërë më 19 tetor tregon kamionë ushtarakë rusë përpara një ndërtese të dëmtuar rëndë në qendër të Mariupolit.
Një burrë nga Mariupoli dhe nipi i tij i vogël duke punuar në oborrin e një ndërtese të dëmtuar më 29 tetor.
Mariupoli u pushtua nga forcat ruse në maj pas disa muaj luftimesh që lanë rreth 90 për qind të ndërtesave të qytetit të dëmtuara ose të shkatërruara. Mijëra njerëz vdiqën në atë që u bë i njohur si rrethimi i Mariupolit.
Një foto e 21 gushtit e rindërtimit të Dhomës së Filarmonisë së Mariupolit.
Puna për rindërtim nisi pothuajse menjëherë pas pushtimit nga Rusia nëpër disa ndërtesa në qendër të Mariupolit, por imazhet në këtë galeri që u publikuan nga Reuters më 30 tetor, tregojnë se zona të mëdha të qytetit mbeten të pabanueshme.
Një grua duke kaluar pranë një ndërtese banimi të rrënuar, më 29 tetor.
Fabrika e çelikut Azovstal e dëmtuar rëndë e fotografuar më 29 tetor.
Fabrika për përpunimin e metalit, Azovstal, ishte streha e fundit për anëtarët e Azovit, një regjiment i diskutueshëm ukrainas që më parë përdorte imazhe neo-naziste në uniformat e tij.
Presidenti rus, Vladimir Putin, fillimisht pretendoi "de-nazifikimin" si një justifikim të pushtimit të Ukrainës në shkurt, por Kremlini kohët e fundit e ka cilësuar konfliktin si një luftë kundër "satanizmit".
Rrënojat e fabrikës së çelikut, Azovstal.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, në zonën përreth Azovstalit do të bëhet një "park industrial, një park teknologjik, një eko-park dhe një qendër transporti dhe logjistike" me një kosto prej rreth 831 milionë dollarësh.
Një kënd lojërash për fëmijë në oborrin e një blloku apartamentesh të rrënuara më 29 tetor.
Mariupoli dikur ishte shtëpia e rreth 431.000 njerëzve, kurse sot vlerësohet se kanë mbetur në qytet më pak se një e katërta e këtij numri.