Banorët e rrethuar të Mariupolit në luftë për mbijetesë
Your browser doesn’t support HTML5
Teksa forcat ruse po vazhdojnë ta godasin qytet-portin jugor ukrainas të Mariupolit, rreth 300,000 banorë të ngujuar po luftojnë për mbijetesë. Ushqimet po harxhohen, ndërsa në qytetin e rrethuar nga pushtuesit rusë nuk ka as ujë e as rrymë. Njerëzit e strehuar nëpër bodrume të ftohta shfrytëzuan një pezullim të bombardimeve për të nxjerrë gjësende nga shtëpitë e tyre të shkatërruara dhe për t’i varrosur të afërmit e vrarë. (Përgatitën: Trim Haliti & Arben Hoti)