Marinset në Japoni stërviten për luftë

Në këtë foto shihen ushtaret Hikari Maruyama dhe Sawaka Kurosawa duke larë dhëmbët. 

Runa Kurosawa, Maruyama dhe Nakano janë pjesë e një force elitare: Brigada Amfibe e dislokimit të Shpejtë (ARDB), e destinuar të udhëheqë sulmet nga deti në një luftë të mundshme në të ardhmen.

Në nëntor ato ishin pjesë e stërvitjeve sulmuese në plazh në vargun e ishujve të cenueshëm jugperëndimorë të Japonisë. Ato janë ndër 40 gratë në njësinë e tyre prej gjithsej 2400 vetash.

 

Ushtarja 38-vjeçe, Hikari Maruyama, pjesë e Brigadës Amfibe të Dislokimit të Shpejtë të Forcave Japoneze.

Maruyama dhe një ushtar tjetër i brigadës duke folur brenda anijes.

Maruyama, e cila ka dy vajza me burrin e saj të regjistruar në SDF, thotë se një ndihmë më e madhe për kujdesin ndaj fëmijëve për të do të ishte lehtësim.
 

“Realiteti është se gratë pritet të jenë më të përfshira në rritjen e fëmijëve të tyre”, tha ajo.

Megjithëse numri i ushtareve japoneze është dyfishuar gjatë dekadës së fundit, ai është ende shumë prapa aleatit të Tokios, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gratë përbëjnë vetëm 8.7 për qind të 230.000 Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes (JSDF), gjysma e shkallës së ushtrisë amerikane dhe vetëm 1.6 për qind e ARDB-së, e cila u krijua në vitin 2018.

Maruyama duke bërë ushtrime fizike në një palestër brenda anijes transportuese të Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes Detare në ujërat afër Okinavas, Japoni, 14 nëntor 2023.

Ndryshe nga personeli ushtarak i burrave, që fle në shtretër të caktuar sipas gradës dhe njësisë, tri marinset gra vendosen së bashku me gratë e tjera në kabinat e anijes, pavarësisht nga grada. Burrat në bord janë paralajmëruar të qëndrojnë larg zonës.

Ushtarët duke shërbyer racione ushqimi.

Sawaka Nakano, 42 vjeç, një tjetër ushtare e Brigadës Amfibe të Dislokimit të Shpejtë të Forcave Japoneze.

Nakano duke u ngjitur shkallëve drejt kuvertës.

Sawaka Nakano në kuvertën e anijes në anijen transportuese ndërsa në sfond shihet një ylber. 

Ushtarja Runa Kurosawa, 20-vjeçare, pjesë e Brigadës Amfibe të Dislokimit të Shpejtë të Forcave Japoneze.

Kurosawa, e cila iu bashkua ARDB-së më pak se dy vjet më parë, thotë se i pëlqen të ketë pranë kolege femra më të vjetra, të cilave ajo mund t'u besojë.

"Nuk ka shumë gra në ushtri dhe është e rëndësishme të kesh mundësi të gjesh dikë për të folur", tha Kurosawa, një mekanike që mirëmban kamionët e ARDB-së në kuvertën e automjeteve të anijes.

Në bordin e Osumit, gratë janë të rralla. Vetëm burrat morën pjesë në një seancë stërvitore fitnesi në kuvertën e fluturimit. Maruyama dhe nëntetarja Kurosawa, 20 vjeç, u shtrinë në palestrën e vogël të anijes, ndërsa kolegët meshkuj rreth tyre ngrinin pesha.

Pritja në radhë për të marrë racionin e darkës në anijen transportuese amfibe të Forcave Detare Japoneze të Vetëmbrojtjes JS Osumi (LST-4001) në ujërat afër Okinavas, Japoni, 14 nëntor 2023.