Imazhe tronditëse të Marinkës së pushtuar nga Rusia
Një rrugë që dikur ishte rruga Druzhby e Marinkës, e fotografuar më 4 dhjetor. Asfalti në këtë rrugë tashmë është shkatërruar nga granatimet dhe ka humbur çdo gjurmë të tij.
E njëjta pamje e rrugës Druzhby e fotografuar para pushtimit të saj nga forcat ruse.
Marinka shtrihet rreth 22 kilometra në perëndim të Donjeckut dhe dikur ishte shtëpi e 10.000 njerëzve.
Rrënojat e Tempullit të ikonës së Kazanit, Nëna e Zotit, në Marinka e fotografuar më 4 dhjetor.
Që nga fillimi i vitit 2014, Marinka ishte në ose pranë vijës së parë të asaj që atëherë ishte një konflikt midis luftëtarëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase.
E njëjta kishë në Marinka, e fotografuar në gushtin e vitit 2014.
Pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, filluan evakuimet masive dhe deri në marsin e vitit 2023 qyteti ishte krejtësisht i pabanuar.
Ky trung i copëtuar nga artileria është krejt çka ka mbetur nga busti i poetit ukrainas, Taras Shevchenko, në qendër të Marinkës.
Qyteti i rrënuar lindor u zaptua nga forcat ruse në dhjetor të vitit 2023.
Një ushtar ukrainas pranë bustit të poetit Shevchenko në marsin e vitit 2022.
Rrënojat e ndërtesave në Marinka të fotografuara më 4 dhjetor.
Fotografja ukrainase Alena Grom e vizitoi Marinkën disa herë nga viti 2017 e tutje, mes atij që atëherë ishte një konflikt i nivelit të ulët me forcat e mbështetura nga Rusia. Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se "qyteti ishte i vogël, kështu që të gjithë e njihnin njëri-tjetrin, por banorët aty endeshin nëpër qytet vetëm gjatë ditës".
Ndërtesat administrative në Marinka të fotografuara në gusht të vitit 2014.
Pas orës 16:00, kujton fotografja Alena Grom, "njerëzit u zhdukën nga rrugët sepse granatimet filluan në mbrëmje".
Një automjet i blinduar i shkatërruar në një rrugë në atë që ka mbetur nga Marinka, fotografuar më 4 dhjetor.
Grom thotë se qyteti ishte jashtëzakonisht i gjelbër dhe "ishte i bukur në pranverë kur lulëzonin pemët frutore".
Një kolonë me automjete ukrainase të blinduara në periferi të Marinkës, qershor 2015.
Një djerrinë e braktisur që dikur ishte një cep i rrugës së Marinkës.
Fotot e 4 dhjetorit në këtë galeri janë realizuar nga fotografi Dmitry Yagodkin, i cili punon për median shtetërore ruse, TASS.
Një foto e vitit 2014 e një kryqëzimi në qytetin Marinka.
Një makinë e shkatërruar dhe përmbysur në atë që dikur ishte një rrugë në Marinka, e fotografuar më 4 dhjetor.
Një ushtarak ukrainas duke kontrolluar dokumentet në një pikë kontrolli pranë Marinkës në gusht të vitit 2014.
Rrënojat e një biznesi buzë rrugës fotografuar më 4 dhjetor.
Grom thotë se gjatë udhëtimeve të saj të shumta për të fotografuar qytetin, ajo u bë e afërt me disa nga banorët të cilët ajo i përshkruan si "njerëz me zemër të butë, të sjellshëm që u përballën me sprova të rënda".
Një varg dyqanesh që më nuk ekzistojnë në Marinka në gushtin e vitit 2014.
"Nuk mund ta imagjinoja kurrë që Marinka së shpejti nuk do të kishte një banor të vetëm, asnjë shtëpi të vetme të mbijetuar", thotë Grom.