Qyteti ukrainas, shkrumb e hi pas sulmeve ruse

Ndërtesat e bëra pluhur dhe krateret e predhave janë gjithçka që ka mbetur nga qyteti i vogël lindor i Donjeckut, Marinka, më 11 maj.

Si pjesë e vijës së frontit Bahmut-Avdjivka-Marinka, qyteti u ka bërë ballë sulmeve ndëshkuese ruse ndërsa forcat e Kremlinit përpiqen të hyjnë më thellë në Donbas.

Qyteti që dikur kishte një popullsi prej rreth 10.000 banorësh, tani është një djerrinë ndërtesash të shkatërruara.

Të vendosura gati 86 kilometra në jugperëndim të Bahmutit - skena e luftimeve më të përgjakshme të luftës - të dy qytetet u kanë bërë ballë sulmeve të pamëshirshme dhe shkatërruese të artilerisë që kanë lënë pas skena apokaliptike shkatërrimi.

Marinka pa për herë të parë luftime që në vitin 2014, kur separatistët e mbështetur nga Rusia pushtuan qytetin. Disa muaj më vonë, forcat ukrainase rifituan kontrollin, megjithëse qyteti granatohej rregullisht.

Në vitin 2015, betejat e reja që përfshinin mbi 1000 luftëtarë, tanke dhe artileri të rëndë, u zhvilluan në Marinka.

Më 17 mars 2022, betejat e reja për qytetin filluan pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

Ndërtesat u shënjestruan qëllimisht për t'u shkatërruar në mënyrë që të parandalohej përdorimi i tyre si mburojë.

Rrënojat e Marinka me grumbuj të lartë mbeturinash nga minierat lokale të qymyrit në sfond.

Fotografitë e tmerrshme të realizuara nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit që forcat e Moskës i kanë bërë qytetit të vogël lindor të Ukrainës, Marinka. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)