Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, tha përmes një postim në Twitter se ky ekip do të marrë parasysh të gjitha përgjigjet e mundshme për këta zyrtarë që po hetohen.
“Sektori i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi ajo.
Aggeler tha se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.
Vendimi i Uashingtonit për të dërguar në Shkup ekipin për sanksione vjen disa ditë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se sanksionet e SHBA-së ndaj politikanëve të korruptuar nga Ballkani po japin efekt dhe se të vazhdojnë me këto sanksione.
SHIKONI EDHE: Kritikat e ambasadores amerikane, alarm për autoritetet maqedonaseAmbasadorja amerikane, Angela Aggeler, më 16 nëntor u kërkoi institucioneve të ndjekës së krimit angazhim më të madh në luftimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.
“Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kryesore. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani, publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë, për të zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Aggeler.
Këto kritika i bëri me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Një sondazh i fundit i realizuar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore se pse mbi 90 për qind e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia e Veriut.
Drejtuesit e institucioneve kanë thënë se po bëjnë gjithçka për luftimin e korrupsionin, por nuk kanë dhënë detaje mbi rezultatet e arritura që kanë shkaktuar edhe reagime fillimisht nga SHBA-ja, e më pas edhe nga zyra e BE-së në Shkup.
Reagimet janë intensifikuar pas zgjedhjes së Islam Abazit një krye të Prokurorisë së Krimi të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe pretendimeve të shumta në opinion për lidhjet e tij me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që është pjesë e Qeverisë.
SHIKONI EDHE: DASH: Sanksionet, mjet për të çrrënjosur korrupsionin në Ballkanin PerëndimorNë prill të këtij viti, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive, ku në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov.
Përveç Gruevskit dhe Mijalkovit, në listën e zezë edhe anëtarët u futën edhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë.