Manastiri i Deçanit, mes bukurisë dhe mospajtimeve
Manastiri i Deçanit është pjesë e Kishës Ortodokse Serbe dhe menaxhohet nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.
Të dhënat thonë se është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV.
Manastiri është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore dhe mbrohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
Institucionet e Kosovës e kanë futur nën mbrojtje të përhershme në vitin 2016.
Sipas Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, nga jashtë, ndërtimi i kishës është përzierje e stileve romake dhe gotike.
Arkitekti kryesor i Manastirit të Deçanit ka qenë mjeshtri Fra Vito nga Kotori i Malit të Zi - një murg françeskan.
Një pamje brenda oborrit të manastirit.
Brenda është i mbuluar me vizatime të kombinuara tradicionale të stilit ortodoks të lindjes dhe atij bizantin.
Detaje nga brendia e manastirit.
Një pamje tjetër brenda manastirit.
Në vitet '90 ka pasur mijëra vizitorë - vendorë e ndërkombëtarë.
Aktualisht, vizitorët nga Kosova janë më të paktë. Kryesisht vizitohet nga të huajt.
Kryq brenda manastirit.
Prej vitit 1999, manastiri dhe autoritetet komunale të Deçanit nuk kanë pasur komunikim të mirëfilltë.
Brenda hapësirave të Manastirit të Deçanit shërbejnë klerikët ortodoksë serbë, që presin edhe mysafirë të huaj e vendorë.
Ata, po ashtu, punojnë tokën dhe mirëmbajnë hapësirën përreth.
Toka në afërsi të manastirit.
Manastirin edhe sot e ruajnë trupat e misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.