Mali i Zi ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ekstraduar Dmitry Senin, ish-oficer i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB).
Senin u largua nga Rusia më 2017 për të shmangur një arrest të mundshëm në lidhje me një rast ku përfshihej miku dhe familjari i tij, ish-koloneli i Ministrisë së Brendshme, Dmitry Zakharchenko.
Ai ka kërkuar që të fitojë azil politik në Mal të Zi, duke argumentuar se ka frikë nga ndjekja politike në Rusi.
Vendimi i Malit të Zi që të mos pranojë kërkesën për ekstradimin e Seninit për shkak të ndjekjes së supozuar në Rusi për arsye politike.
Senin aktualisht po përballet me gjyq në mungesë për dezertim dhe më 2021 autoritetet ruse e shpallën person të kërkuar ndërkombtarisht. Nëse dënohet, Senin mund të përballet me shtatë vjet burg në Rusi.