Gjurmët e pashlyeshme të fotoreporterit Maksim Levin, i vrarë në Ukrainë

Fotoreporteri ukrainas, Maksim Levin, duke mbajtur një mace, pranë vijës së ndarjes nga separatistët e mbështetur nga Rusia, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, më 25 janar 2022.

Aktivistët e partive opozitare ukrainase duke u përleshur me policinë kundër trazirave, më 2 tetor 2013, teksa përpiqeshin të hynin në zyrën e kryetarit të Kievit, gjatë një proteste kundër shtyrjes së zgjedhjeve për kryetar.

Policia ukrainase kundër trazirave duke u mbrojtur nga gjësendet ndezëse, të hedhura nga protestuesit proevropianë, gjatë një tubimi në Kiev, më 19 janar 2014. Rreth 100,000 ukrainas demonstruan kundër ligjeve që synonin të ndalonin protestat antiqeveritare. Në nëntorin e një viti më parë, në Kiev shpërthyen protestat, pasi qeveria ukrainase pezulloi përgatitjet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian, dhe vendosi që të vendosë marrëdhënie më të ngushta ekonomike me Rusinë.

Një burrë duke mbajtur një flamur ukrainas, teksa tymi ngrihej në prapavijë, gjatë përleshjeve ndërmjet policisë dhe protestuesve proevropianë në Kiev, më 22 janar 2014.

Protestuesit antiqeveritarë duke u mbledhur në Sheshin e Pavarësisë, në qendër të Kievit, gjatë orëve të hershme të 19 shkurtit të vitit 2014. Më 22 shkurt, presidenti i atëhershëm, Viktor Yanukovych, iku nga kryeqyteti, në mes të protestave që kishin shpërthyer kundër qeverisjes së tij.

Protestuesit antiqeveritarë duke larguar një polic kundër trazirave nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev, më 20 shkurt 2014.

Demonstruesit pro-Rusisë duke marrë pjesë në një tubim në qytezën e Jevpatorijës, në Krime, më 5 mars 2014. Rusia zaptoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina atë muaj, pasi dërgoi atje forcat e saj ushtarake.

Një protestues pro-Rusisë duke mbajtur një mburojë kundër trazirave në një pikë kontrolli, teksa tymi ngrihej lart nga djegia e gomave, në Sllovjansk, Ukrainë, më 13 prill 2014. Atë vit, ushtria e Rusisë filloi t'i mbështeste forcat separatiste, të cilat, pas betejave me trupat qeveritare ukrainase, morën kontrollin e disa pjesëve të rajoneve të Donjeckut dhe të Luhanskut në Ukrainë.

Ushtarët ukrainas duke shikuar një avion ushtarak ukrainas duke fluturuar, teksa qëndronin mbi tanke në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, më 16 prill 2014.

Disa burra duke bartur trupin e një viktime të një shpërthimi në minierën Skoçinski, afër Donjeckut, më 11 prill 2014. Shtatë njerëz u vranë kur një shpërthim, i shkaktuar nga një rrjedhje gazi, goditi minierën e qymyrit, afër qytetit lindor ukrainas.

Ushtarakë ukrainas duke lëvizur pas të shtënave me artileri gjatë një operacioni ushtarak kundër separatistëve pro-Rusisë, afër Pervomajskut, në rajonin lindor të Luhanskut, më 2 gusht 2014.

Ushtarë të ushtrisë ukrainase, nga Batalioni Ajdar, duke qeshur, teksa pushonin në fshatin Sçastja, afër qytetit lindor ukrainas të Luhanskut, më 22 shtator 2014.

Një burrë duke votuar në zgjedhjet presidenciale, në një qendër votimi në fshatin Dobropillja, në rajonin ukrainas të Donjeckut, më 25 maj 2014.

Një familjare e një viktime të granatimeve nga separatistët e mbështetur nga Rusia duke qarë pranë një varreze, në Mariupol, Ukrainë, më 27 janar 2015.

Një grua duke i dhënë një lule një ushtari ukrainas, gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë, në Avdijivka, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, më 24 gusht 2015.

Një prift duke bekuar torte të bëra për festimin e Pashkëve Ortodokse me trupat ukrainase në vijën e frontit, në rajonin lindor ukrainas të Luhanskut, më 16 prill 2017.

Banorët e Mahdinit, në rajonin ukrainas të Zhitomirit, duke u zhvendosur në një fshat tjetër, bashkë me kafshët e tyre, më 18 prill 2020, pasi shtëpitë e tyre u dogjën nga zjarret e egra. Flakët vazhduan me javë dhe kapluan edhe pjesë të zonës së ndaluar pranë uzinës bërthamore të Çernobilit.

Ushtarët ukrainas duke zënë pozicione në bazën ushtarake ajrore në Vasilkiv, në rajonin e Kievit, më 27 shkurt 2022, disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Ndërtesa të dëmtuara nga bombardimet ruse në Borodjanka, në rajonin e Kievit, më 2 mars 2022.

Një burrë duke mbajtur një qen, në Irpin, afër Kievit, teksa njerëzit iknin nga sulmet ruse, më 9 mars 2022.