Protesta nëpër botë pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim

Portestuesit u përballën me policinë e speciale derisa po merrnin pjesë në një demonstratë në mbështetje të protestuesve iranianë në Paris, më 25 shtator 2022. 

Homazhe të organizuara nga studentë dhe aktivistë nga Universiteti i Delhit në mbështetje të protestave kundër regjimit në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini. Nju Delhi, Indi, 26 shtator 2022. 

Një grua duke mbajtur në prehër vajzën e saj gjatë homazheve dhe protestave kundër vdekjes së Mahsa Amini, jashtë ndërtesës Federale Wilshire në Los Anxhelos, më 22 shtator.

Një protestuese mban një pankartë me mbishkrimin "Ky është imazhi i popullit tim. Bëhuni zëri i iranianeve"gjatë një demonstrate në Paris në mbështetje të protestuesve iranianë.

Një grua duke protestuar në Teheran.

Protestuesit kurdë irakianë dhe iranianë jashtë zyrave të OKB-së në Arbil, duke mbajtur lart një pankartë me imazhin e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq derisa ishte e paraburgosur nga autoritetet iraniane.

Gratë anëtare të grupeve feministe dhe migrantë iranianë gjatë një demonstrate në mbështetje të Mahsa Aminit, në Santiago, Kili.

Njerëzit duke protestuar kundër regjimit iranian në sheshin Mel Lastman në Toronto, Ontario.

Një grua në Santiago mban një pankartë gjatë një tubimi në shenjë solidariteti me protestuesit në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit javën e kaluar në Iran derisa po mbahej në paraburgim pasi ishte arrestuar nga policia iraniane e moralit. 

Një grua refugjate iraniane që jeton në Greqi duke prerë flokët gjatë një demonstrate në Athinë, më 24 shtator 2022,

Një grua iraniane, e cila jeton në Turqi duke protestuar jashtë Konsullatës iraniane në Stamboll, më 21 shtator.

Në shenjë solidariteti me gratë iraniane, disa gra djegin shamitë gjatë një proteste në qytetin e kontrolluar nga kurdët, Qamishli në Siri.

Nasibe Samsaei, një grua iraniane që jeton në Turqi, duke prerë flokët gjatë protestës në Stamboll.

Demonstruesit duke u përleshur me policinë gjatë protestës jashtë Ambasadës iraniane në Athinë, më 22 shtator.

Demonstruesit inë Nju Jork duke i bërë thirrje presidentit iranian, Ebrahim Raisi, të japë dorëheqje.

Një grua tregon një artikull gazete ku shkruan në persisht "Ishte Ershad?" termi për policinë morale të Iranit, gjatë një proteste jashtë Konsullatës së Iranit në Stamboll.

Aktivistet kurde duke protestuar në Sheshin e Martirëve në qendër të Bejrutit, Liban.

Anëtarët e grupit aktivist feminist Femen me fjalët "Grua, jetë, liri" të shkruara në gjoks e të zhveshura duke protestuar jashtë Ambasadës së Iranit në Madrid, më 23 shtator.

Një grua duke shkurtuar flokët në shenjë solidariteti, Bolonjë, Itali, siç tregohet në këtë montazh të imazheve të marra nga një video në mediat sociale.

Protestues duke prerë flokët në shenjë solidariteti me gratë në Iran, Berlin.