"Lutem të më vdesin fëmijët se s'mund t'iu gjej bukë": Uria kaplon Gazën
Your browser doesn’t support HTML5
Qindra njerëz u mblodhën mes rrënojave të Qytetit të Gazës, në pritje të pashpresë për ardhjen e ndihmave më se të nevojshme në territorin e rrethuar palestinez, ndërsa në qytezën jugore të Rafahut, pranë një furre buke u krijua një radhë e gjatë palestinezësh, të cilët shpresonin të merrnin ca pitalka për të ushqyer familjet e tyre. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se uria po kërcënon pothuajse secilin njeri në Gazë, mes luftës së vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të nxitur nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga luftëtarët e grupit ekstremist palestinez, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. (Përgatiti: Trim Haliti)