Nën mbrojtje: Vjosa, 'lumi i fundit' i egër në Evropë

Lumi Vjosa, i gjatë 270 kilometra, rrjedh nga shpatet e mbuluara me pyje të maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.
Ambientalistët dhe shkencëtarët e kanë quajtur Vjosën si lumin e fundit “të egër” në Evropë, pasi gjatë rrjedhës së tij nga Greqia nëpër jugun e Shqipërisëe deri në Detin Adriatik, nuk ka asnjë digë apo termocentral.

Thuhet se lumi është shtëpi e rreth 1000 specieve, duke përfshirë ngjalën evropiane, si specie  e rrezikuar në mënyrë kritike dhe speciet endemike po ashtu të rrezikuara të bimëve.

Shqipëria prodhon pothuajse të gjithë energjinë e saj nga hidrocentralet dhe planifikoi të ndërtonte 30 hidrocentrale përgjatë lumit Vjosa për t'i plotësuar kërkesat në rritje për energji elektrike. 
 

Shpallja e Vjosës dhe degëve të saj Park Kombëtar, do ta bëjë të pamundur realizimin e projekteve të ndërtimit.Qeveria ka anuluar planet e saj të ndërtimit për tetë hidrocentrale në Vjosë dhe degët e saj.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se do të kishte një buxhet fillestar prej 80 milionë dollarësh për të ndërtuar fabrika të reja për të parandaluar hyrjen e ujërave të zeza në lumë.

"Ky është një moment historik për Vjosën... Vjosa më në fund do të rrjedhë lirisht përgjithmonë," shkroi në faqen e saj në Facebook 'EcoAlbania', organizata joqeveritare kryesore në luftën dhjetëvjeçare për të shpëtuar lumin.

"Sot ne mbrojmë lumin e fundit të egër të Evropës përgjithmonë", tha Rama më 15 mars, gjatë një ceremonie nënshkrimi në qytetin jugor të Tepelenës, rreth 215 kilometra nga kryeqyteti Tirana.
 

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë tha se Parku Kombëtar prej më shumë se 12.700 hektarësh, përfshin pjesën e lumit 190 kilometra të gjatë në Shqipëri, ku jetojnë më shumë se 60.000 banorë.

Një bretkosë e fotografuar në lumin Shushicë, një nga degët më të mëdha të lumit Vjosa.

Një tjetër pamje e lumit Vjosa, e bërë nga Parku Arkeologjik i Bylisit.