Algat gjelbërojnë lumin e Serbisë
Njerëzit duke lundruar me një varkë në hyrje e lumit Sava, ku uji është mbuluar me alga që marrin hov në mjedis të ngrohtë dhe të ndotur, Beograd, Serbi, 2 shtator 2024.
Një imazh nga lart tregon një varkë duke lundruar mes ujërave të lumit Sava të mbuluara me alga.
Profesoresha Gordana Subakov Simiq, një hidrologe dhe algologe, e lidhi lulëzimin e algave me ndryshimet e fundit klimatike, me temperaturat e larta të ujit dhe nivelet e reduktuara të oksigjenit që dëmtojnë botën ujore.
Një mjellmë duke notuar në ujin e mbuluar me alga të lumit Sava në Beograd, Serbi.
"Këto ndryshime klimatike janë ato që ne po shohim tani... kjo është katastrofike për rrugët ujore", i tha ajo agjencisë Reuters.
Simiç paralajmëroi gjithashtu për ndikime më të gjera klimatike, me bimë që vdesin në të gjithë qytetin.
"Efektet e ndryshimeve klimatike po shkaktojnë tani edhe më shumë shkatërrim për bimët dhe pemët tona", vuri në dukje ajo, duke përmendur dëmet në Kopshtin Botanik.
Numri rekord i ditëve të nxehta të kësaj vere në Beograd e ka intensifikuar lulëzimin e algave, sipas Vladimir Stakiqit, redaktor i revistës së peshkimit "Peshkimi".
"Kjo është vera me numrin më të madh të ditëve tropikale në historinë e meteorologjisë sonë", tha ai.
Stakiq shtoi se ujërat e zeza të patrajtuara po e përkeqësojnë situatën, pasi lëndët ushqyese ushqejnë algat.
"Shumë lëndë ushqyese përfundojnë në ujë, kjo është arsyeja pse ne kemi një lulëzim veçanërisht të fortë të algave", tha ai.
Një imazh nga lart tregon se një pjesë e konsiderueshme e ujit në lumit Sava, është mbuluar me alga, zhvillimi i së cilave nxitet në mjedis të ngrohtë dhe të ndotur. Beograd, Serbi, 2 shtator 2024.