Lodhje dhe zhgënjim teksa ushtarët e Ukrainës vazhdojnë luftën
Ushtarët ukrainas qëllojnë me një obus vetëlëvizës Archer të prodhimit suedez në pozicionet ruse në rajonin e Donjeckut të Ukrainës lindore, më 16 dhjetor.
Forcat e Kievit po përballen me mungesë predhash artilerie dhe kanë pakësuar disa operacione ushtarake për shkak të mungesës së ndihmës së huaj, tha një gjeneral i lartë i ushtrisë për Reuters.
Një ushtar nga Brigada e 45-të e Artilerisë e Ukrainës ushqen një qen endacak pranë obusit vetëlëvizës Archer.
Gjenerali i brigadës, Oleksandr Tarnavskiy, foli pasi ligjvënësit republikanë e bllokuan një paketë ndihme të SHBA-së pë Ukrainën dhe Hungaria bllokoi fondet e Bashkimit Evropian për Kievin, i cili po lufton kundër pushtimit rus.
Një ushtar ukrainas duke patrulluar në pyll.
"Ka një problem me municionet, veçanërisht [predhat] post-sovjetike - janë 122 milimetra dhe 152 milimetra. Dhe, sot këto probleme ekzistojnë në të gjithë vijën e frontit", tha Tarnavskiy në një intervistë, duke shtuar se mungesa e predhave të artilerisë ishin një "problem shumë i madh" dhe rënia e ndihmës së huaj ushtarake kishte ndikim në fushën e betejës.
Ushtarët ukrainas të hipur në një kamion në rajonin e Donjeckut.
"Vëllimi [i artilerisë[ që kemi sktualisht nuk na mjafton sot, duke pasur parasysh nevojat tona. Pra, ne po i rishpërndajmë ato. Ne po i riplanifikojmë detyrat që ia kishim vendosur vetes dhe i bëjmë ato më të vogla, sepse ne duhet t'i sigurojmë ato", tha gjenerali Tarnavskiy pa dhënë detaje.
Ushtarët ukrainas shijojnë një pushim cigaresh pranë hyrjes së strehës së tyre gjatë një qetësie në luftimet pranë Bahmutit më 15 dhjetor.
Para deklaratave të Tarnavskiyt, Kievi kishte thënë se forcat e tij nuk kishin ndërmend ta linin luftën dhe do të vazhdonin.
Një çajnik duke vluar tërheq vëmendjen e një ushtari ukrainas në strehën e tij.
"Nëse nuk do të kemi një plumb të vetëm, do t'i vrasim me lopata", tha Serhiy, një komandant në Brigadën 59, e cila është aktive në qytetin lindor Avdijivka, i cili foli me kusht që të përdorej vetëm emri i tij.
Ushtarët hanë dhe pushojnë në strehën e tyre.
“Sigurisht, të gjithë janë të lodhur nga lufta, fizikisht dhe mendërisht. Por, imagjinoni nëse ndalemi - çfarë ndodh më pas?”, shtoi Serhiy.
Një ushtar duke i çuar predhat te një obus vetëlëvizës.
Një ushtar rregullon kamuflazhin mbi një obus vetëlëvizës 2S1 Gvozdika.
Një ushtar mbyll veshët ndërsa obusi Gvozdivka qëllon mbi pozicionet ruse pranë Bahmutit.
Pas 22 muajsh lufte përgjatë vijës së frontit prej 1000 kilometrash, as Ukraina dhe as Rusia nuk po fitojnë terren të rëndësishëm.