Vendbanimet e Ukrainës që i pushtoi Rusia më 2024

Vuhledari në rajonin e Donjeckut të Ukrainës u pushtua në tetor 2024 dhe nga qyteti mbetën vetëm rrënoja. Beteja për Vuhledarin zgjati dy vjet. Kjo foto tregon ndërtesa banimi të shkatërruara në Vuhledar në shtator të vitit 2023.

Një ndërtesë banimi e djegur në Avdijivka, rajoni i Donjeckut, në nëntor të vitit 2023. Në javët e fundit të betejës për qytetin, që përfundoi në shkurt të vitit 2024, asnjë ndërtesë nuk mbeti e paprekur. Sipas një komandanti lokal ukrainas, pushtimi i qytetit i kushtoi Rusisë 47.000 ushtarë. Autoritetet ruse nuk flasin hapur për humbjet e ushtrisë së tyre në beteja individuale dhe luftën në përgjithësi.

Një ushtar ukrainas në Avdijivka qëndron pranë shkronjave të dëmtuara të një tabele "I Love Avdijivka" në nëntor të vitit 2023, kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, e vizitoi për herë të fundit para pushtimit të qytetit. Ushtria ruse kapi Avdijivkan në shkurt të vitit 2024 dhe faza e fundit e betejës zgjati më shumë se pesë muaj.

Kjo shtëpi në fshatin Precjstivka, afër Vuhledarit, u shkatërrua në maj të vitit 2023. Trupat ruse pushtuan vendbanimin në shtator të vitit 2024.

Kjo shtëpi në fshatin Preçjstivka, afër Vuhledarit, u shkatërrua në maj të vitit 2023. Trupat ruse pushtuan vendbanimin në shtator 2024.

Rajoni i Donjeckut, qershor 2023. Fshati Blahodatne ishte një nga ata që u çliruan nga ushtria ukrainase gjatë kundërofensive ushtarake të Ukrainës në verën e vitit 2023, kur Nuzhnenko bëri këtë foto. Në dhjetor 2024, Blahodatne u ripushtua.

Rrugët e qytetit të Selydove, afër Pokrovskut në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. Fotoja është bërë më 9 tetor 2024 dhe më 31 tetor, Selydove ishte okupuar.

Një banor vendas i fshatit Terny, rajoni i Donjeckut, qëndron pranë shtëpisë së tij në marsin e vitit 2023. Luftimet për fshatin e dëmtuar rëndë filluan në janar 2023. Ai është nën pushtimin e plotë që në fillim të këtij viti.

Një biçikletë në Vuhledar të Ukrainës. Ky qytet i vogël me ndërtesat e tij shumëkatëshe ndodhet në një kodër, gjë që i dha ushtrisë ukrainase një avantazh në luftime dhe bëri të mundur zmbrapsjen e sulmeve.

Sipas hartës DeepState, Çasiv Jari në rajonin e Donjeckut të Ukrainës është pjesërisht i pushtuar nga trupat ruse. Fotoja tregon rrethin Kanal, të cilin ata e pushtuan në korrik të vitit 2024. Beteja për qytetin filloi pas pushtimit të Bahmutit në maj 2023 dhe vazhdon deri më sot.

Pas pushtimit të Avdijivkës, trupat ruse vazhduan të përparojnë. Kjo foto është bërë në rrugën midis Avdijivkës dhe fshatit Berdyçi në nëntor të vitit 2023. Pushtimi i Berdyçit u konfirmua nga ushtria ukrainase në prill të vitit 2024.

Një zonë në rrethin Kurakhova në rajonin e Donjeckut të Ukrainës në majin e vitit të kaluar. Në atë kohë, puna pranverore në terren vazhdoi atje. Kjo zonë u pushtua në nëntor 2024 dhe qendra administrative e rrethit, Kurakhove, u pushtua në janar të këtij viti.

Rita me macen e saj në Avdijivka. Për fatin e tyre nuk dihet. Rreth 900 civilë ishin në Avdijivka në kohën e okupimit. Njerëzit jetonin në bodrume dhe përdornin ndihma humanitare për të mbijetuar kur ishte ende e mundur për t'i dhënë ato. Para luftës, rreth 30.000 njerëz jetonin në Avdijivka.

Në korrik të vitit 2024, filluan betejat për fshatin Vozdvyzhenka, në rajonin e Donjeckut, Ukrainë. Pak para kësaj, në maj të vitit 2024, Nuzhnenko fotografoi pasojat e granatimeve të një ndërmarrje bujqësore pranë Vozdvyzhenkas. Që nga janari, Vozdvyzhenka është nën okupim.

Dheu në rajonin e Donjeckut, pranë fshatit Kostiantjnivka. Kjo tokë u pushtua në shtator të vitit 2024, katër muaj pas realizimit të kësaj fotoje.

Një grua është evakuuar nga Novohrodivka, rajoni i Donjeckut, në gusht të vitit 2024. Trupat ruse pushtuan qytetin 20 ditë pasi u shkrep kjo foto. Burri në të djathtë është Owen, një vullnetar nga Zelanda e Re. Një ish-mjek luftarak, ai shkoi në Ukrainë për të ndihmuar të shpëtojë njerëz.

Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.