Kurs për mbijetesë: Ukrainaset mësojnë përdorimin e armëve

Dy gra me pushkë AK-47 të improvizuara duke ushtruar se si të gjuajnë me armë zjarri, gjatë një trajnimi në Kiev më 11 korrik. Autoritetet në kryeqytet po ofrojnë trajnime për mësimin e shkathtësive të mbijetesës për qytetarët, duke përfshirë edhe si të gjuajnë me armë zjarri, të japin ndihmën e parë mjekësore dhe t'i dallojnë minat në tokë.

Pjesëmarrësit duke dëgjuar instruktorin gjatë trajnimit për gjuajtje me armë zjarri për qytetarët.

Sipas zëvendësdrejtorit për siguri komunale në Kiev, Mykhaylo Shcherbyna, më shumë se 2000 persona janë regjistruar për trajnim, i cili u realizua më 11 korrik, ku 70 për qind e pjesëmarrësve ishin gra.

 

Një instruktor duke drejtuar qëndrimin e një gruaje, e cila është duke e mbajtur një pushkë AK-47 gjatë trajnimit për gjuajtje me armë zjarri.

"Qëllimi kryesor këtu është që t'i mësojmë njerëzit se si të mbijetojnë dhe t'u përgjigjen këtyre kërcënimeve ushtarake që ekzistojnë", shpjegoi Shcherbyna. Autoritetet lokale po shpresojnë se kështu duke i trajnuar njerëzit, do të parandalojnë numrin e viktimave në të ardhmen.

Pjesëmarrësit duke e shikuar një instruktor se si po shënjestron në ekran me një pushkë të improvizuar.

Shcherbyna thotë se arsyeja pse nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve për trajnim, shumica janë gra, është sepse një pjesë e madhe e burrave veçse janë në vijën e parë të frontit.

"Unë i kam më shumë se 40 vjet. Posa erdhi mundësia, unë vendosa se duhet t'i ushtroj prapë disa aftësi, si dhe të mësoj diçka të re gjithashtu", tha Lada Bondarenko (në foto në mes), qytetare nga Kievi. Asaj i la shumë përshtypje mësimi i inspektorit për rrezikun që përbëjnë minat e vendosura në tokë.

 

Instruktori Oleksiy Ogirenko duke i treguar Iryna Chudnas se si të shënjestrojë me një pushkë gjatë stërvitjes me armë zjarri.

 

Ogirenko duke e mësuar Viktoria Ludchak se si ta mbajë armën e saj, teksa pjesëmarrësit e tjerë vëzhgojnë.

Edhe pse Kievi nuk është tani në vijën e parë të frontit, rreziku nga minat e lëna nga rusët ekziston ende, të cilët pushtuan për pak kohë zona në periferi të kryeqytetit gjatë fazave të hershme të luftës. Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se potencialisht 451.000 kilometra katrorë të Ukrainës, ose pothuajse sa madhësia e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të minuara.



 

Sipas Shcherbynas, ata mësuan afërsisht 15.000 studentë vitin e kaluar dhe rreth 3.000 prej tyre iu bashkuan ushtrisë.

"Lufta vazhdon dhe ne nuk e dimë se cili do të jetë kërcënimi i radhës", shpjegoi ai.

 

Teksa lufta në Ukrainë tashmë ka hyrë në muajin e 17-të, për civilët në Kiev është mbajtur një trajnim për shkathtësi të mbijetesës, përfshirë gjuajtjen me armë zjarri. Rreth 70 për qind e të regjistruarve ishin gra, të vendosura për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre. (Përgatiti: Albina Kastrati)