Bora zbardh Kievin

Barrierat me iriqë kundër tankeve të vendosur nëpër rrugët e Kievit të mbuluar nga bora, Ukrainë, 7 dhjetor 2022

Një burrë duke ecur mes reshjeve të borës në Kiev ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon, Ukrainë, 7 dhjetor 2022. 

Qyteti i Kievit i mbuluar me borë mëngjesin e 7 dhjetorit. 

Sulmet e vazhdueshme ruse mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës kanë shkaktuar frikë serioze te ukrainasit për një dimër pa ngrohje.

Temperaturat zakonisht qëndrojnë nën zero në Ukrainë gjatë dimrit dhe bora tashmë ka rënë në shumë zona, përfshirë edhe Kievin. 

Së fundi, autoritetet ukrainase u kanë thënë banorëve që duhet të shqyrtojnë edhe mundësinë e largimit nga shteti për të zvogëluar kërkesën në rrjetin energjetik dhe për ta tejkaluar dimrin e vështirë që po i pret.

Një punonjëse shihet duke larguar borën mes reshjeve të vazhdueshme në qendër të Kievit, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon, Ukrainë, 7 dhjetor 2022.

Sulmet ajrore ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kanë lënë miliona ukrainas pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, në një kohë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Një grua duke shëtitur një qen në një prej rrugëve të Kievit, mes reshjeve të borës, Ukrainë, 7 dhjetor 2022.

Pas dëmtimit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës si pasojë e bombardimeve të forcave ruse, Gjermania ka thënë se do t’i dërgojë Ukrainës qindra gjeneratorë të energjisë elektrike për të zbutur krizën. Miliona ukrainas kanë mbetur pa ngrohje, rrymë dhe ujë.

Njerëzit duke bërë selfie mes reshjeve të borës në qendër të Kievit, Ukrainë, 7 dhjetor 2022.

 

Një grua e mbështjellë me një shall të trashë ecën nëpër një rrugë derisa po bie borë në qendër të Kievit, Ukrainë, 7 dhjetor 2022. 

Më herët, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po e “përdor qartësisht dimrin si armë për t’i shkaktuar vuajtje të mëdha popullit ukrainas”.