Vdekjet e civilëve shtohen teksa Rusia vazhdon bombardimet në Ukrainë
Trupat e civilëve që u vranë më 6 mars, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Irpini, gjatë granatimeve dhe bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse.
Ushtarët ukrainas duke bartur foshnja, teksa i ndihmonin një familjeje në ikje për të gjetur një automjet, pas kalimit të lumit të Irpinit, në periferi të Kievit, më 5 mars.
Banorët lokalë duke vrapuar për të gjetur strehim më 6 mars, teksa iknin nga qyteza e Irpinit, pas granatimeve të fuqishme në të vetmën rrugë largimi të përdorur nga banorët, ndërsa trupat ruse avanconin drejt kryeqytetit, Kievit.
Një shtëpi e kapluar nga zjarri, pas granatimeve në qytezën e Irpinit, 26 kilometra në perëndim të Kievit, më 4 mars.
Dëmet nga granatimet prej forcave ruse, në qytetin e Izjumit, në rajonin e Harkivit.
Një burrë dhe një fëmijë duke u përpjekur për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 6 mars, pas granatimeve të fuqishme nga forcat ruse.
Një banor duke lëvizur pranë një shtëpie të përfshirë nga flakët, pas bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse në Irpin, më 6 mars.
Civilët ukrainas duke u grumbulluar nën një urë të shkatërruar, teksa përpiqeshin të iknin nga Irpini, në periferi të Kievit, më 5 mars.
Një grumbull i madh i qytetarëve ukrainas, nën një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin e Irpinit, më 5 mars.
Njerëzit duke kaluar mbi një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 5 mars.
Dy njerëz duke qëndruar pranë një grope të madhe, të shkaktuar nga një predhë, para një shtëpie të dëmtuar nga granatimet e fundit në Harkiv, më 6 mars.
Zjarrfikësit duke shuar një zjarr, pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë në aeroportin ndërkombëtar të Vinitsjës, më 6 mars.
Artileria ukrainase duke shtënë në drejtim të trupave ruse, në veri të Kievit, afër Makarivit, më 6 mars.
Ushtria ukrainase duke shtënë ndaj pushtuesve rusë, në veri të Kievit, më 6 mars.
Pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës duke mbajtur armë të avancuara kundërtanke, në një pikë kontrolli në Kiev, më 6 mars.
Forcat e armatosura ukrainase duke shtënë në drejtim të pozicioneve të mbajtura nga rusët, në periferi të Kievit, më 6 mars.
Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, duke vizituar një pikë kontrolli të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, në Kiev, më 6 mars.
Një fëmijë duke u përshëndetur me të atin e tij, nëpërmjet dritares së një treni që po nisej drejt Lvivit, nga stacioni kryesor i trenave në Kiev, më 6 mars.