Lufta i detyroi disa ukrainas të ndërrojnë profesion
Your browser doesn’t support HTML5
Denys Zhupnyk ëndërron për koncerte dhe festivale, teksa vozit një taksi përreth Kievit, duke marrë dhe duke zbritur udhëtarë. Para pushtimit nga Rusia, 34-vjeçari ishte prezantues në radiot dhe televizionet më të popullarizuara të Ukrainës. Ai është një ndër shumë ukrainas që është dashur ta ndryshojnë në mënyrë dramatike mënyrën e sigurimit të jetesës, teksa lufta po e rrënon ekonominë e vendit, duke çrregulluar industri të tëra. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)