Shtohen vdekjet dhe shkatërrimet në Ukrainë
Njerëzit duke larguar rrënojat jashtë ndërtesës së administratës rajonale në Harkiv, për të cilën zyrtarët e qytetit thanë se u godit nga një sulm me raketa, më 1 mars.
Zona pranë ndërtesës së administratës rajonale në Harkiv, për të cilën zyrtarët e qytetit thanë se ishte goditur nga një sulm me raketa, më 1 mars.
Ekipet e shpëtimit janë parë më 1 mars, në një ndërtesë në Harkiv, që zyrtarët e qytetit thanë se ishte dëmtuar nga një raketë ruse.
Një burrë i armatosur brenda një godine të dëmtuar në Harkiv, e shkatërruar si rezultat i granatimeve ruse, më 1 mars.
Ushtarakë rusë duke bërë rojë, jashtë ndërtesës së administratës rajonale në Harkiv, më 1 mars.
Një ambulancë shihet përmes dritares së dëmtuar të një automjetim që u godit nga plumbat në Kiev, më 28 shkurt.
Më shumë se 70 ushtarakë ukrainas u vranë kur trupat ruse bombarduan një bazë ushtarake në qytetin Ohtirka, që ndodhet midis Harkivit dhe Kievit, më 28 shkurt.
Një urë e shkatërruar pranë qytezës Buça, në rajonin e Kievit, më 28 shkurt.
Zona afër ndërtesës së administratës rajonale në Harkiv, për të cilën zyrtarët e qytetit thanë se ishte goditur nga një sulm raketor rus, më 1 mars.
Një transportues i blinduar ukrainas shihet i shkatërruar përpara një shkolle, e cila, sipas banorëve vendas, u dogj pas granatimeve ruse, më 28 shkurt.
Sheshi jashtë selisë së administratës së Harkivit, pasi u granatua, më 1 mars.
Vetura të shkatërruara nga granatimet në periferi të Kievit, më 28 shkurt.
Kateryna Suharokova duke puthur djalin e saj të porsalindur, Makar, në bodrumin e një materniteti, i shndërruar në repart mjekësor, dhe i përdorur si vendstrehim nga bombat, në Mariupol, më 28 shkurt.
Një fëmijë që trajtohet për leukemi duke përqafuar babanë e tij, derisa ecnin nëpër korridoret e bodrumit në spitalin e fëmijëve Okhmadet, në Kiev, më 28 shkurt.
Infermieret, familjarët dhe pacientët duke u strehuar në bodrumin e spitalit të fëmijëve Okhmadet në Kiev, më 28 shkurt.
Vullnetarët ukrainas duke shqyer rroba, për të bërë rrjete kamuflimi, në Lviv, më 28 shkurt.
Një burrë duke i thënë lamtumirë vajzës së tij, para se ajo të hipte në një tren evakuimi, në stacionin qendror të trenit, në Kiev, më 28 shkurt.
Një fëmijë i ulur në një valixhe, duke pritur në Kiev për të hipur në një tren drejt Lvivit, më 28 shkurt.