E dërrmuar nga luftërat: Betejat për tokën ukrainase përgjatë shekullit XX
Ushtarët austriakë në një llogore në jug të Rivnes, në nëntor të vitit 1915.
Në fillim të shekullit XX, Perandoria Ruse kishte nën kontroll pjesën më të madhe të territorit të Ukrainën së sotme, ndërsa austro-hungarezët kishin nën kontroll një pjesë perëndimore [të Ukrainës]. Këto dy fuqi armiqësore luftuan për kontrollin e rajonit përgjatë Luftës së Parë Botërore.
Forcat austro-hungareze duke përdorur një mortajë të tipit Shkoda, diku në Ukrainë e sotme, në vitin 1915. Mortaja hidhte predha që peshonin nga 384 kilogramë, dhe më vonë u përdor edhe nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
Shkoda është prodhues çek i automobilave.
Forcat austro-hungareze duke kaluar lumin Bug në vitin 1915. Kjo rrugë ujore është pjesë e kufirit të sotëm midis Polonisë dhe Ukrainës.
Gjenerali rus, Aleksei Brusilov, në Rivne, tetor 1915.
Gjenerali carist ishte përgjegjës për një nga ofensivat më vdekjeprurëse në historinë ushtarake, kur forcat ruse sulmuan linjat austro-hungareze në rajonet Lviv dhe Volyn në vitin 1916.
Më shumë se 1 milion ushtarë nga të dyja palët u plagosën rëndë ose u vranë në ofensivën Brusilov, e cila u konsiderua një sukses për fuqitë e Antantës. Brusilov u bashkua me Ushtrinë e Kuqe pas Revolucionit Bolshevik.
Në vitin 1915, në Zhovnivka afër Ternopilit, forcat austro-hungareze u mblodhën nën një urë të shkatërruar nga forcat ruse që tërhiqeshin.
Ushtarët gjermanë në sheshin Maidan të Kievit, në mars të vitit 1918.
Pas revolucionit të vitit 1917 që përfshiu bolshevikët e Leninit në pushtet, Rusia doli nga Lufta e Parë Botërore, por negociatat formale për një marrëveshje paqeje me fuqitë qendrore dështuan. Gjermania, Austro-Hungaria dhe aleatët e tyre më pas sulmuan në pjesën më të madhe të Ukrainës së sotme në një ofensivë të quajtur ‘Operacioni Fist-Punch’ përpara se udhëheqësit e rinj komunistë të Rusisë më në fund të binin dakord për një marrëveshje të kushtueshme paqeje.
Trupat gjermane duke shikuar anijet luftarake ruse të kapura në portin e Sevastopolit, në maj të vitit 1918.
Në muajt e fundit të Luftës së Parë Botërore, forcat gjermane u bashkuan për pak kohë me ushtarët nacionalistë ukrainas në Krime për të larguar luftëtarët bolshevikë nga gadishulli.
Ukrainasit gjatë pushtimit gjerman të vitit 1918, duke mbajtur një portret të Taras Shevchenkos në qendër të Kievit.
Shevchenko ishte një poet që shkruante në gjuhën ukrainase dhe shquhej si figurë e lëvizjeve për pavarësinë e Ukrainës.
Një automjet i blinduar i improvizuar, i njohur si Tanku i Piłsudskit, i emërtuar pas liderit polak Jozef Pilsudski. Ky automjet i luftës supozohet se është fotografuar në Lviv dhe mban shqiponjën e bardhë polake dhe një flamur amerikan.
Pas rënies së Perandorisë austro-hungareze në vitin 1918, polakët etnikë dhe ukrainasit zhvilluan një luftë të ashpër për kontrollin e Lvivit, Zakarpattyas, dhe rajone të tjera të Ukrainës së sotme perëndimore.
Një roje e ushtrisë polake jashtë një ndërtese konferencash në Lviv, në shkurt të vitit 1919, teksa delegacionet franceze, britanike, polake dhe ukrainase u takuan për të negociuar për përfundimin të luftës polake-ukrainase.
Pas konfliktit, Lvivi u njoh si pjesë e Polonisë. Lvivi i bëri ballë edhe një herë sundimin sovjetik, më pas nazist, sovjetik, derisa u shpall qytet ukrainas në vitin 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Trupat naziste duke kaluar një pikë kufitare sovjetik në rajonin e Lvivit, në qershor të vitit 1941.
Kur Gjermania naziste nisi operacionin Barbarossa, duke përfshirë kufijtë perëndimorë të BRSS-së, Ukraina Sovjetike pësoi pjesën më të madhe të sulmit. Miliona qytetarë ukrainas u vranë në pushtimin nazist dhe qindra mijëra hebrenj që jetonin në Ukrainën Sovjetike u veçuan për shfarosje.
Bersaglieri italian (trupa ushtarak), që veçohen për pendët e zeza në helmetat e tyre, duke kaluar nëpër një fushë misri gjatë pushtimit të udhëhequr nga nazistët në Ukrainën Sovjetike në vitin 1941.
Forcat italiane që luftonin në Bashkimin Sovjetik u vranë kryesisht nga Ushtria e Kuqe, kurse dhjetëra mijëra ushtarë italianë vdiqën derisa po mbaheshin robër nga sovjetikët.
Gratë ukrainase me veshje tradicionale duke kaluar nën banderola naziste në Lviv gjatë një vizite zyrtare nga Hans Frank, udhëheqësi gjerman i Polonisë së pushtuar nga nazistët.
Shumë nacionalistë ukrainas patën qëndrimin "armiku i armikut tim është miku im" ndaj pushtimit nazist, duke u dhënë meritën gjermanëve për dëbimin e bolshevikëve komunistë. Disa ukrainas morën pjesë aktive në vrasjet masive të hebrenjve, ndërsa të tjerë, "individë dhe nganjëherë fshatra të tëra", rrezikuan gjithçka për të strehuar hebrenjtë nga nazistët.
Një grua e re, partizane, siç duket pas kapjes së saj nga trupat pushtuese në një vend të paspecifikuar në Ukrainën e sotme në vitin 1941.
Një ushtar nazist në Kullën e Kambanës së Lavrës së Madhe në Kiev në shtator të vitit 1941.
Në sfond shihet një urë mbi lumin Dnjepër duke u djegur.
Një partizane anti-naziste duke mjelur një lopë në vitin 1943.
Ndërtesa të shkatërruara në rrugën Khreschatyk të Kievit në vitin 1942.
Kievi u dëmtua rëndë në betejën për qytetin dhe shpërthimet e minave të mbetura nga forcat e Ushtrisë së Kuqe pas tërheqjes.
Ushtarët sovjetikë duke u përgatitur të kalojnë lumin Dnjepër në vitin 1943. Tabela në të majtë thotë: "Për në Kiev!"
Pas humbjes së Ushtrisë së Kuqe të forcave të udhëhequra nga gjermanët në Stalingrad, vala e përparimit nazist në të gjithë Bashkimin Sovjetik u kthye. Luftimet u kthyen përsëri në territorin e Ukrainës së sotme, ndërsa Ushtria e Kuqe Sovjetike u shty drejt perëndimit.
Një paradë ushtarake sovjetike u mbajt në rrugën Khreschatyk të Kievit në vitin 1958.
Pas fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, Ukraina u bë edhe një herë Republikë Sovjetike deri në vitin 1991, kur Ukraina shpalli pavarësinë e saj.