"Engjëlli i luftëtarëve"

Kjo pamje e spitalit fushor pranë Bahmutit, në Ukrainën lindore, u kap nga një fotograf i AP më 26 shkurt. Në plan të parë, një mjeke me flokët gërsheta e quajtur Yana Rykhlitska shihet duke trajtuar një të plagosur.

Rykhlitska, 29 vjeçe, e fotografuar më 22 shkurt.

Më 3 mars, pesë ditë pasi imazhi i AP-së u publikua në të gjithë botën, mjekja luftarake u vra, siç thuhet nga një predhë ruse që goditi automjetin, me të cilin po udhëtonte, ndërsa ajo po ndihmonte në bartjen e njerëzve të plagosur nga fushëbeteja rreth Bahmutit.

Një selfie e postuar nga Rykhlitska në qershor 2022.

Homazhet për mjeken janë përhapur në të gjithë Facebook-un. Një shoqe e kujtoi: "Yana tha një herë: 'Ndërsa ne flemë, dikush vdes për ne'. Dje ishte ajo".
Një i njohur që e kishte takuar atë në vijën e parë të frontit shkroi se ajo ishte quajtur "Engjëlli i luftëtarëve".

Në nëntor t vitit 2022, fotografi i REL-it, Serhiy Nuzhnenko, fotografoi spitalin fushor të Bahmutit, ku Rykhlitska ndihmonte ushtarët e plagosur ukrainas.

Rykhlitska thuhet se ka punuar për një kompani IT në Harkiv që mund t'i kishte siguruar asaj një arratisje relativisht të thjeshtë nga lufta në Ukrainë.

Një shoqe shkroi më 4 mars:
Ajo mund të kishte zgjedhur rrugën e lehtë dhe të largohej nga vendi. Ajo mund të kishte vazhduar të punonte në heshtje në kompani, por ajo zgjodhi një mënyrë tjetër - rrugën e një heroi të vërtetë".
 

Pamja nga një automjet në Bahmut më 3 mars, në të njëjtën ditë që Rykhlitska u vra pranë qytetit të sulmuar.

Bahmuti është bërë pika qendrore e luftës në Ukrainë, ndërsa forcat ruse i afrohen qytetit të shkatërruar lindor, duke e bërë atë ndoshta vendin më të rrezikshëm në Ukrainë.

Një foto e Rykhlitskas e postuar në faqen e saj në Facebook në maj të vitit 2021.

Punonjësja e IT-së kishte qenë aktive në mbledhjen e parave për luftëtarët ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022. Thuhet se ajo la pozitën e saj si IT dhe filloi të punonte vullnetare si mjeke në maj 2022.

Më 16 mars 2022, Rykhlitska ndau një postim në Facebook duke listuar gratë që ishin vrarë që nga pushtimi rus, disa prej tyre në luftime aktive. Në postim shkruhej:
"Nëse jeni duke kërkuar për heroina të vërteta, ju lutem mbani mend këto gra", dhe deklaroi se heronjtë janë "ato gra që sakrifikojnë energjinë dhe burimet e tyre për të shpëtuar, mbrojtur, trajtuar, mbrojtur, ushqyer dhe mbështetur".

 

Një selfie e postuar nga Rykhlitska në nëntor 2022.

Mjekja Rykhlitska do të mbushte 30 vjet më 2 prill.

Mjekja e luftës, Yana Rykhlitska, punoi nën zjarrin e vazhdueshëm të armëve dhe nën presion të madh në Bahmut, duke u kujdesur për ushtarët ukrainas të plagosur dhe që po vdisnin. Më 3 mars, ajo u vra nga zjarri i artilerisë ruse. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)