Lot gëzimi e pikëllimi në stacionin e trenit në Kramatorsk
Një ushtar ukrainas duke e përqafuar partneren e tij në një stacion hekurudhor në Kramatorsk të rajonit të Donjeckut, m 28 maj. Sipas ligjit ushtarak, ushtarëve ukrainas iu takojnë 10 ditë pushim brenda një viti.
Shumë familjarë udhëtojnë në zona që janë më afër vijës së frontit, në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më shumë kohën e lirë me ushtarët që janë në pushim.
Ushtari ukrainas duke e përqafuar nga mbrapa partneren e tij te stacioni hekurudhor.
Një tjetër çift i lumtur duke u larguar nga stacioni hekurudhor.
Përderisa disa nga ushtarët ukrainas janë duke e marrë pushimin vjetor, të tjerë duhet të përshëndeten me të dashurit e tyre, pasi duhet të rikthehen në luftë.
Çiftet duke u përshëndetur me njëri-tjetrit pranë stacionit hekurudhor në Kramatorsk.
Termi ''R&R", i cili qëndron për "pushim dhe relaksim", filloi të përdorej gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një çift duke u përshëndetur me njëri-tjetrin. Termi "R&R" ka filluar të përdoret për t'i motivuar dhe inkurajuar ushtarët para se të kthehen në detyrë.
Një çift duke u përshëndetur dhe mbajtur duart bashkë në dritaren e trenit, pak para se të largohet treni nga stacioni.