Jehu i historisë: Lufta në Ukrainë rikthen pamjet e Luftës II Botërore

Trupat e civilëve belgë të vrarë nga ushtria gjermane gjatë një kundërofensive naziste në Luksemburg dhe Belgjikë, dhjetor 1944.

Një polic ukrainas kalon pranë trupave të njerëzve të vrarë nga granatimet në Mariupol, 15 mars 2022.

Një ndërtesë në Varshavë e goditur me një predhë gjigante mortajash gjermane në gusht të vitit 1944.

Shpërthimi në një ndërtesë banimi pasi u godit me një predhë nga një tank rus në Mariupol, 11 mars 2022.

Një grua ruse qan para shtëpisë së saj të djegur gjatë pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik në vitin 1943.

Një grua duke qarë derisa qëndron para një shtëpie që mori flakë pasi u godit nga predhat e hedhura në Irpin, afër Kievit, më 4 mars 2022.

Ushtarët japonezë duke u ndihmuar nga trupat amerikane pas marrjes së një fortese japoneze në Guadalcanal në Ishujt Solomon. Fotoja nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka datë.

Një luftëtar ukrainas i plagosur ndihmohet drejt një vendi më të sigurt pas një përleshjeje të armatosur në rajonin e Kievit, 10 mars 2022.

Trupat amerikane duke kaluar lumin Doubs në Francë më 1944.

Ushtarët ukrainas kalojnë lumin përmes një shtegu të improvizuar, pasi ura afër qytetit Irpin është shkatërruar, 13 mars 2022.

Pengesat kundër-tank në rrugët e Moskës, ndërsa nazistët përparojnë në Bashkimin Sovjetik, tetor 1941.

Pengesat kundër-tank në qendër të Kievit, 11 mars 2022.

Mbetjet e një autokolone gjermane të shkatërruar gjatë Betejës së Halbes, në Gjermani, prill 1945.

Njerëzit shikojnë mbetjet nga djegia e automjeteve ushtarake ruse në Bucha, afër Kievit, 1 mars.

Ndërtesa banimi të rrënuara në Limehouse, në Londrën Lindore, pasi një raketë gjermane V2 ra aty afër, mars 1945.

Një ndërtesë banimi gjysmë e shembur pas granatimeve nga forcat ruse, Kiev, më 18 mars 2022.

Një ekip futbollistësh që stërviten për luftime me bajonetë, Moskë, qershor 1943.

Civilë që dolën vullnetarë për t'u bashkuar me Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës gjatë një seance stërvitore në Odesa, më 18 mars 2022.

Një nënë gjermane duke qarë përqafon djalin e saj pasi zbuloi se shtëpia e tyre në Berlin u shkatërrua gjatë luftës në janarin e vitit 1945.

Helen Yakubets qan teksa përqafon djalin e saj 5-vjeçar brenda një salle vallëzimi të shndërruar në strehë të përkohshme për refugjatët në Suceava, Rumani, më 20 mars. Burri i saj dhe i biri tjetër adoleshent mbetën në Ukrainë.

Civilë të strehuar brenda stacionit të metrosë Mayakovskaya të Moskës, gjatë një sulmi ajror në vitin 1941.

Civilët strehohen nga bombardimet ruse në një stacion metroje në Harkiv, më 10 mars 2022.

Një marins amerikan shikon pasojat e bombardimeve amerikane të qytetit japonez, Naha, në prefekturën Okinawa, qershor 1945.

Ushtarakë ukrainas ecin nëpër rrënojat e qendrës tregtare Retroville, pas një sulmi rus me raketa, më 21 mars 2022.