Nga të burgosur në këmbësori: Të dënuarit ukrainas i përgjigjen thirrjes së Kievit për mobilizim

Një i dënuar ukrainas i liruar me kusht është parë duke u stërvitur në një vend të pazbuluar në pjesën qendrore të Ukrainës, në korrik.

Ndërsa lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore po vazhdon, anëtarët e Batalionit të Parë Sulmues, Da Vinçi, të Ukrainës po përgatisin ish të burgosurit për betejë kundër forcave ruse.
 

Për t'u kualifikuar për shërbimin ushtarak, të burgosurit duhet të kalojnë një intervistë, një testim mjekësor dhe një rishikim të bindjeve të tyre.

"Askush nuk do t'ju dërgojë si qengja në thertore. Ne kujdesemi për njerëzit tanë", u thotë komandanti i njësisë rekrutëve të burgut të liruar së fundmi pasi ata mbërrijnë për stërvitje ushtarake.
 

Më shumë se dy vjet pas pushtimit të plotë nga Rusia, Ukraina po përballet me mungesë të luftëtarëve.

Teknikat e ndihmës së parë demonstrohen te një rekrut që ishte dënuar për vrasje nga pakujdesia.
Më shumë se 3.000 të burgosur janë liruar me kusht dhe janë caktuar në njësitë ushtarake pasi rekrutimi i tyre u miratua nga Parlamenti nëpërmjet një projektligji të diskutueshëm mobilizimi.

Mijëra të tjerë potencialisht mund të kualifikohen për programin e ri.

Të dënuarit e liruar me kusht mësohen si të çmontojnë dhe të montojnë një pushkë kallashnikov.

Personave fajtorë për përdhunim, sulm seksual, vrasje të dy ose më shumë personave ose krime kundër sigurisë kombëtare të Ukrainës nuk u lejohet të shërbejnë.



 

Para se të dërgohen në vijën e parë, ish-të burgosurit duhet t'i nënshtrohen një kursi luftarak sfidues që zgjat pesë javë.

Ata stërviten edhe për luftime në zona urbane.

Për ata që tentojnë të arratisen, dënimeve të tyre do t'u shtohen edhe tetë deri në 10 vjet burgim.

Të dënuarit e liruar me kusht duhet të qëndrojnë pranë njësive të tyre për 12 muajt e parë të shërbimit ushtarak.
 

"Kam qenë një pijanec i madh dhe kam marrë shumë para borxh. Tani më vjen shumë keq", thotë një rekrut, i cili ishte burgosur për shkaktim të lëndimit trupor.

Ish të burgosurit, që shihen në këtë mensë, trajtohen njëjtë sikurse ushtarët e rregullt, duke përfshirë pagën dhe pushimin e planifikuar. Atyre, gjithashtu, u lejohet të lëvizin pa mbikëqyrje brenda qendrës së trajnimit.

Rekrutët e rinj duke notuar të dielën - ditën e tyre të vetme për pushim dhe rekreacion.

Zyrtarët ukrainas kanë theksuar se, ndryshe nga rekrutimi i të dënuarve nga Rusia për grupin famëkeq mercenar Wagner, ku ata u futën në betejat më vdekjeprurëse, programi i Ukrainës synon t'i integrojë të dënuarit në njësitë e rregullta të vijës së parë.

Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)