Lulet e luftës
Viktor Mikhalev ishte i zënë duke punuar në punëtorinë e tij në shtëpi, në Donjeck më 24 janar. Qyteti lindor i Ukrainës është nën kontrollin rus. Një farkëtar i trajnuar, Mikhalev i ka kthyer mitralozët dhe predhat në art.
Miqtë dhe të njohurit i kanë sjellë Mikhalevit armë dhe municione të vjetra që ai i kthen në ato që ai i quan "Lulet e luftës".
Donjecku, qendra industriale e Ukrainës në rajonin e Donbasit, është përfshirë nga luftimet që kur shpërtheu rebelimi separatist i mbështetur nga Moska në prill të vitit 2014.
Arti i Mikhalevit është një kujtim, një suvenir i luftës në Ukrainën lindore.
"Lulet e vërteta nuk do të qëndrojnë shumë, por trëndafilat e mi do të jenë një kujtim për një kohë të gjatë", thotë farkëtari.
"Lulet e luftës" të Mikhalevit janë ekspozuar në një muze të Donjeckut.
"Lulet e luftës" janë një kujtesë e luftës në Donjeck.
Mikhalev duke pozuar për një fotografi me krijimin e tij të fundit në sfondin e ikonografisë fetare në punëtorinë e tij.
Një kliente duke mbajtur në duar një trëndafil të punuar nga Mikhalevi.