Blindohet Kievi
Një burrë mbush thasë me rërë në qendër të Kievit, më 7 mars, ndërsa vullnetarë nga Forcat e Mbrojtjes Territoriale patrullojnë në sfond.
Një grua ecën para një bllokade betoni dhe barrikadave anti-tank në Kiev.
Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës në një kinema në Kiev, duke e përdorur si bazë nga forcat luftarake vullnetare, 7 mars 2022.
Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës bën roje me një pushkë gjuetie në periferi të Kievit më 4 mars. Vullnetarët e Mbrojtjes Territoriale janë një grup civilësh të trajnuar nën komandën e ushtrisë ukrainase, detyrat e të cilëve përfshijnë rezistencën e armatosur ndaj pushtimit dhe "mbrojtjen të autoriteteve publike, qeverisjes vendore dhe objekteve me rëndësi kritike".
Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale luajnë shah me kokteje molotovi në vend të figurave në Kiev më 6 mars. Raportohet se 100,000 vullnetarë civilë janë regjistruar në Forcat e Mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Një ushtarak ukrainas afër një bunkeri në një pyll në periferi të Kievit më 6 mars.
Një ushtar ukrainas i armatosur rëndë më 5 mars në Irpin, në periferi të Kievit. Irpini u godit nga sulmet ajrore ruse dhe i është ndërprerë energjia elektrike, uji dhe ngrohja për tri ditë.
Pengesa me tela armature të përdredhur e të mprehtë dhe gomave shihen përgjatë një rruge në një pikë kontrolli në Kiev më 6 mars.
Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës është parë në një pikë kontrolli të fortifikuar në Kiev më 4 mars.
Një tjetër barrikadë para një tabele ku shkruan "Unë e dua Ukrainën", në qendër të Kievit, më 7 mars.
Burrat vendosin thasë me rërë para Monumentit të Pavarësisë në Kiev, më 5 mars.
Në bllokadat prej betoni në qendër të Kievit, më 5 mars, shihet i shkruar slogani "Lavdi Ukrainës!"
Një vullnetare në bodrumin e një ndërtese në Kiev, më 7 mars. Mijëra civilë të Kievit aktualisht janë strehuar në bodrume nën tokë që përdoren si strehimore ndaj bombave, si dhe në sistemin e metrosë së qytetit, nga frika se Rusia do të lëshojë raketa në qendër të kryeqytetit.
Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale bën roje në një pikë kontrolli në Kiev, më 3 mars.